Categories
Opinione Poezi Shqip

Brahim (Ibish) Avdyli: Nën plafin e trishtë stacioni i poezive të mia

NËN PLAFIN E TRISHTË – STACIONI I POEZIVE TË MIA – Brahim AVDYLI

Brahim (Ibish) AVDYLI:

NËN PLAFIN E TRISHTË
(Panoramë e dytë e poezive nga dorëshkrimi im më ri)

STACIONI I POEZIVE TË MIA
1.
Ku të kthehemprej të gjitha vargjevee të qetësojvetëm për pakzemrën cfilitur,
atëhere mendoji shtruar prej dhembjesulur përballëshpirtit tim.
2.
Jeta ime e ka çdo herënga një stacion të poezive,
me lot e pa lotërrjedhin dramatnë vargun e gjatë të ndjekjeve…
3.
Nuk e dia ështëapo nuk ështëkëngë me lotë,
të Bukurës së Artitnë një vegimpapushim i dridhem,
ngashërohemndaj të gjitha gjërave,
e nuk e marrfare me menda jam i njëjtipërpara kohërave!…
3.
Në jetëapo jashtë sajnuk e ka ndonjë rastësia jam,
mjafton të jempërballë të ndodhurave
e të thempikërishtraportin e gjërave!
4.
Sidoçoftëjeta është dinamike-
rrotullohen përherëcopat e energjiveanash apo drejtëe poshtë apo lartë,
në drejtimet e pamaturatë lëvizjeve!…
5.
Ka kohëqë po mendohemipër këto gjëra,
kush e thotëse nuk e kemindeshjen me njëri-tjetrin,
me qëllim rrënuesapo pa ndonjë qëllim,
ne, jemistacion i madhme sprovat e dhembjes!…

E SHKRETA VJESHTË E VARGJEVE
Në fillim të shtatorit i lash pesëdhjetë e nëntë vitet e rjepura vjeshta përsëri fshikullon gjethet me gjollin e tyre të tharë në qiellin e zemrës sime fillojnë rrepëtimat e tyre të lotëve saherë e kanë mjegulluar shiqimin nëpër bebëzat e vetmuara ku të dal prej vetes nëpër unin e shtjerrur nga çastet e vrara… pesëdhjetë e nëntë herë sillet vorbulli i vrapimeve pas një grimce fati as të zë bulëzimin e këngës me lulet e para të pranverave të djegura e ku të sillem e pështillem tani nëpër notat e pa fund të elegjive.
Vetëm, fillikat vetëm më lanë çdo herë kukuvajkat e zeza të këngëve pak kush nga fëmijët e zemrës sime të plasur pas tyre më vie shikoj, por kot shikoj dhe plas me dënesat e vargjeve të çmendura Patrioti, Goca e Pranvera nuk më dalin shpesh ëndërrave të përqafimit ndonjëherë rrallë i shoh për të shtruar bashkë pehlinin e viteve shkapërdherdhur janë, të ndarë, të ndrydhur e të shukatur nga zërat e vjeshtës…
Askund nuk mund të kthej prap kohën në drejtimin e duhur të shpirtësisë edhe pse i mendoj me lot në faqe mugullimet e tyre pranverore, as Eldini nuk ka guxim të më jap një mat midis psherëtimave të mia kush e di se cilat pëshpëritje të erës i ndalin mbi gjethet e thara të fjalëve janë kthyer në furtunat e tmerrshme të viteve largë prej ndjenjës së gjallë e ato më përcjellin kudo me trishtimin e errët të dorës magjike të stinës…
O Zot i Madh, a ka fuqi zemra ime e trishtë të sjellë gufime të gjakutlaps e letër i kam marrur me vete para se të pushojnë rrebëtimat e shpirtit ku u linda apo rashë nga qielli i juaj, nga kozmosi, pa anë e yje, terrinë ne të dytë, unë dhe kjo stinë, i sillemi botës anë e përtej me gjollet si hije stina e shkretë e këngëve melankolike fillon përsëri të ndjehet e shohim tek bie, aty e këtu, me gjethet vërdallë, nëpër rrjeshta të këngëve mua nuk më përfillin ata që pëshpërisin fjalët e nënshkruara hapësirës e i thonë si t`i kenë marrur në ndonjë çast papritmas nga kupa e tyre…
Kë të pyes, e shkreta apo e zemërplasura vjeshtë, a jam unë apo ti autori i përkryer i dhembshurisë së viteve të pyes ty, e përgjegjen e pëshpëritë, por nuk e dëgjoj- jam vjeshtë e trishtë e pikëllimeve të vargjeve!…

PJESA E HUMBUR
1.
Cila je tipjesa e humbur e tri stinëve
të pyes o vjeshtëedhe pse mendojse je dhembja ime e funditpara dimrit…
2.
Nuk mund të ndalojgjethet që biennën fshikullimin e stuhive,
a është dashuria për gjallërinëbukuria me pranvera të lulevevera që nën Dielle rritë prore jetën,
stina vjeshtore e pjekurisëcikli i veçantëi mrekullisë së ftohtëapo vdekja e bardhë nuk e di…
Asgjë nuk duketnga e padukshmja,
është e parakohshme të thuhetpër drithërimin e patjetërsuar!…
3.
Le të bien gjethetqë nuk mund t`i ndaloj,
era fshikëllonme zërin që nuk kuptohet
e pikëllimipikë mbi fletët e zverdhuraderisa po mendohem merzitshëmme fjalët e pathëna,
krijuesi e krijonnë shembullin e Krijuesit të GalaktikësSferën e Jetës,
shpirti del nga trupie shkon në botën e përjetshme!…
4.
Bini ju gjethebashkë me lotët
prej bulëzimit e mbani në pipngjyrën e gjelbërtderi te zvedhjasikur vdekjen,
koha tek fundi po kalone humbja mbulohetnën fshehtësinë e bardhë!…
5.
Nuk e dise si mund ta kuptojmëkëtë cikëlnë ekranin pasjetësor,
mund të supozojmëse cila ështëha-mendja e jonë
e jeta dallonsi gjethetnga dita në ditë
që biennë koshin e madhtë dhembjeve!…

KUFOMË E GJALLË

-Teki Dervishit
1.
Nga Pirgu i Vetmisë[1]zbres poshtë deri te Sukamajën e Shkelzenit e kam futur në xhep
nuk e di kush më parakalonas të vdekurit nuk i përcjell
jam Kufomë e Gjallë e Ndjenjaveqë bredh i djegur flakëduke të kërkuar ty,Teki Dërvishi!…
2.
Një shirit i dritësqë ti i thua shukëmë merr me vete që ta rilexojtë vërtetën timebrigjeve të pikëlllimit,
e dhembja nuk më ndaletme pirgun e lojtaritpër ta vjedhur fjalënnëpër paudhësitë e mëkatshme
derisa fshehtësiatërësishte gëlltiti të drejtën!…
3.
Herë kaloj me tynë maje të Shkelzenite herë kalon ti me muaderi te Maja e Botës,
atëherëSuka mblidhet grumbullderi te herezia e Dërvish Mallutës[2]të gjithë janëpor nuk ua di emrat,
përcëllohet dritanëpër ngushticë zemre,
kur isha i rikam qenëIbër Dervish Hima,
e nuk e di se si më quajnëderisa të shpallin urtësinëhieroglifet e dhembjes…
4.
Bregut të pikëllimit[3]kush do të na i lexojë dhembjetnëse nuk i zgjidhim magjitë,
lojtari i jonë luan me kohënështë i veçantë si Narcisidhe bëhet Apollon i bukur,
koha ia vret papushim ëndërratpikëllimet, zhgënjimet e pësimetlugut të vetmisë,
kështuShpirti i Shenjtëka mbetur Kufomë e Gjallë
e bërtet për paudhësitëderi në Kupë të Qiellit!…
5.
Të kisha qenë përtej varrite përgjithmonënë duart e të Mirit
isha mbuluar i qetëme plafin e vjeshtës
e nuk do të digjeshame flakën nën flatra
sa të gërdisjaShkelzen e Sukëme tingujt e mendimit!…

13.10.2019

FJALËT E GURËZUARA
1.
Duke menduarfjalëtmë shfaqetbota e tyrenë një bjeshkë mendimesh,
e shoh Diellinqë mbi to i then rrezetsa për ta përtrirë veten…
2.
Në cepa të zanorevena preheshin fjalëte nxirreshinme dalta të bashkëtingëlloreveaq sa e duronZemra e Gurëve,
pastaj ngriteshin në kalanë mes të shkretëtirësku askush nuk mendonse ka mermerqë buzëqesh diellishtme të pamundurën!
Të vërtetat i nxjerredhe prej pluhurit të rërëspër të mbrojtur të drejtënpikë për pikë drite!
Aty ku nuk ka ujpër të shuar etjenbuzëve të logarisëpikë shpirti i bardhënjë krua të rrallë zemre…
3.
Kështuështë e gurëzuar fjalaqë njëherë thuhete nuk zhbëhetedhe pse disa herë paramendohetsi fjalë e pathënë,
vjen koha që të jenëbjeshkë mendimesh,
e askush nuk matet me to!…
06.10.2019

PËRROI I DITËVE

1.
Përroi i ditëveniset prej vendlindjes
herë i thatëme gjurmët e kohës së bjerrur
e herë të tjera me rreptimaduke e shtyrëdufin e egër të një çasti,
ndonjëherë fryhete del nga vetvetja-
viteve të brejtura nga e liga!
2.
Llabënica i kagjurmët e dredhave të saj
kur shfryhen retëme vetëtimat e pandarambi Shkelzen,
e rrjedhme lotin e tharë të fëmijërisënëpër shkrepat e Pllanikutderi në Thur të Zvicrës.
3.
Ato ia zbrazinnjëra tjetrëstë idhtit e kohës mbi damarë
nëpër dredhitë e ditëvetë një moshe që lëvizëderi në të zverdhur,
e nuk i numërojsa të djeshmekanë kaluarme vetminë e këngëve të mia…
4.
Tanijamë fund të ditëve,
asnjë pulëbadhënuk endet rreth meje
apo ndoshtaatë e ndjekëdhembja ime pa te.
5.
Të braktisur më morëntë padukshmit me vete
e më lanë përherë të baktisursi fëmijë i përbuzur
në moshën e pjekurkurdoherë të rrisfëmijët e ndarë
e tërësinë të mos e përjetoj!
6.
Nuk e die kujt ështëkjo ofshamë e përhershmeqë pa zëndjehet e thellë,
ndoshta ajoështë qenia që bërtet,
sikur të jetëe mbyllurnë harresën e qëllimtë!
7.
Ky ështëedhe Skifteri
ndër vite më përcjellëme vajin e pa shpresë,
rreth tijqenkan mbledhurrrotull gjarpërinjtë
tek bërtetfillikatnë mes të shkepave,
e fëmijët i ka lënëpapriturazitë ndarë pa prind
pasi dhuna e diktonulurnë maje të kepit!…
8.
Të qaj unëapo të këndojkrejt thekshëm-
lot e gjak përzihennë një klithje pa fund,
i gjëj tek maletdy fëmijët e strukur,
breshërima e vajitthellë në shpirtpadyshim më rrjedhë
derisa dukentë lagur qullënga shiu i lotëve!…
9.
Më në fundjanë strukur ndër lojëra,
askush nuk i pranontë luajnë së bashku
vetëm gjyshii bashkon psherëtimatdhe plas i tërinë një segment të kohës.
10.
Fëmijëtmbesin prorenë një pikëpyetje,
nuk e dinëas çka do të thotëtë jesh i ndarënga zingjiri i prejardhjes,
ku do të jeshapo si do të jetëidentifikimi i biografisë!…
11.
Përroi i ditëvekështu e ka ushtimën
përfundoka rrjedhënnë një lumë ndjenjash,
lumi del dikundnë dete deti në një oqean,
çdo valëe ngritur reshjeshështë vetëm një kukamëe kthyer në këngë
e cila bërtete ndjehetedhe përtej kohërave!…

Brahim Avdyli


[1] Nga autori i veprës është “Pirgu i lartë”, roman, të cilin poeti e ngrehë në “Pirgun e vetmisë”, dhe e cila identifikohet me “poetin e të së vërtetës”, pra edhe me vetveten.[2] Romani tjetër i Teki Dervshit, “Herezia e Dervish Mallutës”, është i botuar në Rilindja, Prishtinë 1981.[3] Drama e Teki Dervishit quhet „Bregu i pikëllimit”, Rilindja, Prishtinë 1985.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *