More

    Dhunë në KZAZ-në e Kavajës, përplasje mes policisë dhe militantëve të opozitës

    Pikërisht këtu, në KZAZ nr 42, në Kavajë mbështetësit e opozitës ashtu si kishin paralajmëruar u rikthyen në orën 8 të mbrëmjes, ku tentuan të hynin në ambientet e brendshme të KZAZ, ku ndodhen edhe materialet zgjedhore, çka solli edhe përplasjen mes forcave të rendit dhe militantëve të Partisë Demokratike.

    Me thirrje nuk ka zgjedhje pa opozitën, militantët e opozitës u përplasen për më shumë se një orë me efektivët e policisë. Për të sprapsur protestuesit, policia përdori disa herë gaz lotsjellës.

    Bashkia kishte nxjerëe zjarfikësit, por protestuesit përdorën ujin e tyre kundër forcave të policisë. Pas më shumë se 90 minuta, simpatizantët e opozitës janë tërhequr në qendër të qytetit ku më pas janë shpërndarë.

    Latest news

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here