Më shum

    Disku Pellazgjik i Festos, simbolet, gjenoma dhe mrekullia

    Disku Pellazgjik i Festos është një pjesë e historisë shumë pak e dëgjuar dhe që grekët e kanë përvetësuar pa argumente dhe pa të drejtë! Është një nga misteret e shumta pellazgo-ilire!

    Ndoshta më së miri e shpjegon studiuesi i njohur arvanitas Niko Stilos, i cili thotë se ky disk deshifrohet me alfabetin e Dhaskal Todhrit, me 5 shkronja, që në fakt njihet si alfabeti i Elbasanit, por që ky është alfabet shumë më i vjetër se sa që sot konsiderohet, duke e cilësuar si alfabetin ndoshta më të vjetër të mbijetuar.

    “Disku i Festos” (Phaestos) është një objekt arkeologjik i gjetur në qytetin Festo, nga një ekspeditë arkeologjike italiane nga arkeologët Luigi Pernia dhe Federico Albhen, nën rrënojat e një ish pallati minoik më 3 qershor 1908. Disku është prej terrakote, me dimensionin e diametrit prej 16 cm dhe me një spesor 16mm dhe ruhet në muzeun arkeologjik të qytetit Iraklios.

    Ky shkrim, mendohet se përmban simbole piktografike dhe disa shenja më të veçanta, të vendosura nën një formë discoidale me segmente që mbyllen në qendër. Megjithëse janë bërë mjaft përpjekje deshifruese dhe është arritur ndonjë rezultat fillestar, sipas specialistëve më të mirë botërorë, ky shkrim deri më sot mbetet i pa zbërthyer në tërësinë e tij. Hipotezat janë shumta, por si hipoteza disi më e afrueshme mendohet se është një formë kalendari ose manuali me vegla pune, i mjeshtërive të ndërtimit të anijeve, shtëpive e aktiviteteve të ndryshme bujqësore e blegtorale, të peshkimit etj.

    Mjaft interesant dhe intrigues është mendimi se Disku/Mrrokulla mundet të jetë një lloj libri si, një lloj Bible e lashtë, ku tregimtari shërbyesi fetar, orakulli ose rapsodi, në bazë të shenjave piktografike dhe të pjesëve ndarëse e plotësonte vetë me gojë tregimin e zanafillës dhe të marshimit njerëzor, të cilin e dinte përmendësh.

    Dua të rikujtoj këtu thënien e Herodotit se, “Orakulli i Amonit të Tebës së Egjyptit dhe orakulli i Dodonës pellazgjike të Epirit, profetizonin njësoj… se pellazgët me gjuhë barbare kultet e perendive i mësuan nga egjiptianët…”! (Herodoti, “Historiae”, Lib. II: Lib. IX etj).

    Në një studim të publikuar edhe në internet, profesori ekspert Rosario Vieni jep këtë paraqitje deshifruese më të specifikuar, për faqet A dhe B, cituar nga shqip.info/

    Latest news

    Cohu Shqiptar!

    Në këmbë o Shqiptar që vendin tuaj e doni, Pash atë gjak që kanë derdh t´parët fjalën...

    “Atje në Nikaj – Mërtur ”, titullohet kënga më e re nga Gjergj Gjonaj

    Këngëtari Gjergj Gjonaj ka sjellur projektin e tij më të ri muzikor. “Atje në Nikaj - Mërtur ”, titullohet...

    Historia e fshatit Mandrica ne Bullgari. Ruajtja e rrenjeve dhe refuzimi per tu bere bullgare, turq apo greke

    SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TROJET E BULLGARISË SË SOTME KA NJË HISTORI TË GJATË. EKZISTOJNË BURIME ME KARAKTER LEGJENDAR QË DATOJNË ARDHJEN...

    Besnik Palnikaj dy fjalë për poetin e madh Gjergj Fishta , fjalë zemre.

    Gjergj Fishta është e para figurë që nderoi Shqipërinë ndërkombëtarisht duke u nominuar për çmimin Nobel. Prej ku lidhen retë...

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here