Categories: JetëShëndeti

E pabesueshme/ Zbuloni çfarë ndodh në organizmin tuaj nëse nuk hani bulmet.

E pabesueshme/ Zbuloni çfarë ndodh në organizmin tuaj nëse nuk hani bulmet.-

Debatet për avantazhet dhe disavantazhet e produkteve të bulmetit vazhdojnë prej shumë vitesh.

Njerëzit ndahen në tre grupe: ata që janë në favor, ata që mendojnë se nuk duhet tepëruar me to dhe ata që nuk ‘duan t’i shohin me sy.”

Në këtë artikull do të mësoni se çfarë ndodh në organizëm nëse hiqni dorë nga produktet e bulmetit.

Dobësim Të Kockave

Qumështi është shumë i pasur me kalçium, proteinë, vitaminë D dhe minerale të tjera të dobishme për shëndetin e kockave.

Nëse nuk konsumoni ushqime të bulmetit atëherë kockat tuaja do të jenë më të dobëta e  duhet të gjeni mënyra të tjera për të mbajtur kockat të forta.

Ushqime të pasura me kalçium janë barishtet, lëngu i portokallit, qumështi i bajames dhe brokoli.

Tensioni i Gjakut

Qumështi është shumë i pasur me kalium, një mineral që ndihmon në uljen e tensionit të gjakut.

Zakonisht, ekspertët këshillojnë konsumin e sa më shumë frutave dhe perimeve për një ulje natyrale të tensionit të gjakut.

Por kur njeriu konsumon edhe produkte bulmeti, atëherë tensioni i gjakut mbahet më mirë në kontroll.

Ndryshimi Në Peshë

Njerëzit që shohin heqjen dorë nga produktet e bulmetit si një alternativë për të humbur në peshë duhet të tregojnë kujdes.

Disa produkte bulmeti mund të shtojnë shumë nivelin e kalorive, por ushqime të tjera si qumështi ndihmojnë në mirëmbajtjen e peshës.

Pastrimi i Lëkurës

Disa studime, të cilave i referohet shqip.info kanë zbuluar një lidhje mes shfaqjes së akneve dhe pirjes së qumështit, veçanërisht atij të skremuar.

Megjithatë, deri më tani nuk është zbuluar asnjë lidhje e tillë me djathin dhe kosin.

Ajo që është e vërtetë është se gjithçka që hamë reflektohet në lëkurë dhe i tillë mund të jetë edhe rasti i qumështit.

Intoleranca Ndaj Laktozës

Intoleranca ndaj laktozës karakterizohet nga mungesa e një enzime që shpërbën sheqernat tek produktet e bulmetit.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se heqja dorë nga këto produkte do të lehtësojë problemin.

Përkundrazi, simptomat do të përkeqësohen më keq.

Më Pak Fryrje Të Stomakut

Nëse futeni në kategoritë e njerëzve, stomaku i të cilëve fryhet si një tullumbac si pasojë e produkteve të bulmetit, atëherë duke hequr dorë prej tyre, do të ndiheni më mirë dhe më pak të fryrë.

Më Pak Të Rrezikuar Nga Radikalet e Lira

Disa produkte të bulmetit kanë një rol inflamator.

Kësisoj, rreziku i shfaqjes së radikaleve të lira bie ndjeshëm nëse nuk konsumoni produkte të bulmetit.

Sipas studimeve, nivelet e larta të kalçiumit rrisin rrezikun e kancerit të prostatës tek meshkujt.

SHQIP

Founder and CEO në shqip.info / Ideues dhe krijues për shqip.info! Më moton : Shqipëria do të jetë më pranë jush gjithmonë!

Recent Posts

Ngjashmëria e gruas etruske me atë shqiptare të ditëve të sotme

Populli etrusk mund të cilësohet si një nga popujt më të lashtë dhe më enigmatik…

12 hours ago

Mbiemri {Epiteti} rrjedha burimi i saj Etimologji.

Zhvillimi i mbiemrave tek shqiptarët fillon prej shek. XII- e në vijim. Nga : Aleksander…

14 hours ago

Si u hodhën bazat e lirisë akademike në universitetet e Parisit?

Nga: Aurel Plasari Me titullin “Mëmë e shkencave” (Parens Scientiarum), njihet bulla e lëshuar në…

2 days ago

Gjuha shqipe është themeli i tezës së autoktonisë së shqiptarëve

Gjuha ka qenë e mbetet një nga treguesit më parësor në formimin dhe natyrisht edhe…

2 days ago

Gjirokastra – E vërteta e emrit të saj – Etimologji

Fillimet e këtij qyteti të lashtë historik mendohet nga historianët e shumtë të jetë pas…

3 days ago

Përse Flamuri Kombëtar grek nuk i përket asnjë simboli të lashtë historik?

Grekët ishin një fis pellazg? Në se po, atëhere le të heshtin dhe të pranojnë…

4 days ago