ANKAND,~I. Fjalë e shqipes që shenjon shitjen publike të një pasurie. Fjala është pranuar si me origjinë nga fr. [encan] = (që është bërë popullor) dhe kjo e fundit është pranuar ta ketë burimin nga latinishja [inquantum] = (për sa?). Krahasimi i kuptimit në latinisht me atë në frengjisht është krejt i ndryshëm. (Shih: E. Çabej SE II 53 dhe K. Topalli FEGS 105).
Italishtja e some nuk ka trashëguar ndonjë formë të ngjashme të latinishtes [inquantum] dhe për fjalën ankand të shqipes përdor përgjegjësen e saj [asta] “vendita all’asta” = “nxjerr në ankand”. Pra, frengjishtja [encan] mbetet pa motivim etimologjik. Mirpo, shqipja është në gjendje të japë një logjikë të saktë etimologjike. Dalja në ankand e një sendi nënkupton që atë mund ta blejë çdo kush që jep vlerën më të lartë për të. Por daljes në ankand të një sendi i paraprin shpallja fillimisht se ky send do shitet në një vend dhe kohë të përcaktuar më herët dhe vendimi për shitjen është i detyrueshëm të publikohet në popull [GJITHANDEJ] që të informohen sa më shumë të interesuar. Pra, shitja bëhet me parakushtin e paranjohjes së veprimit [GJITHANDEJ], përndryshe ankandi quhet i paligjshëm. Por, parakushti i njohjes [GJITHANDEJ] është i barasvlefshëm me gegënishten [AN – E- KAND] = ANË E KAND = ANEKAND = AN(E)KAND = ANKAND. Kemi zbuluar kështu se popullaritet = publikim = shpallje AN’E’KAND = ANKANDje.
Nga ana tjetër, fjala ANKAND, pozon me metatezë: ANKAND = AN’KA’ND = KA’ND’AN = KA’NDAN = KA NDAN lajmin e shitjes = e jap publikisht lajmin për shitje.
Motivuam kështu, se fjala ankand referon kuptimisht dhe logjikisht vetëm te gegënishtja dhe në mbështetje të parimit etimologjik që përcakton se “fjala ka atë etnicitet gjuhësor me gjuhën në të cilën motivohet etimologjikisht”, mund të deklarojmë me bindje se ANKAND është fjalë burimore e shqipes deri sa dikush tjetër të japë një motivim më bindës e më të argumentuar.
Nga : Agron Dalipaj