BIÇIM,~I. Fjalë e mbarë shqipes që ka dhe sinonimin [model]. “E solli në biçim” = e bëri të jetë në rregull. “Të një biçimi janë” = të një modeli janë. Turqishtja e përdor fjalën [biçim] në vend të fjalës [model]. Për të kuptuar etimologjinë e fjalës [biçim] duhet të rikujtojmë motivimin e fjalës [model] te fjala [modern] (“gjuha kozmike” I fq. 123). Është pranuar se fjala [modern] vjen nga fjala [model] dhe kjo e fundit vjen nga fjala [modal] e latinishtes. Por fjala [modal] e latinishtes vjen nga shqipja [më o dal] = o më dal = o(sht) më e dalë = është më e përhapur = [o-m-dal] = o më e njohur = mo e dal = mo-dal = mod-el = moder = u bë modë dhe për krahasim ka një model.
Tani vimë te fjala [biçim]. Përsa biçim = model, do të kemi me rotacionin e njohur ç:sh (si te çvesh : shvesh, çpupuloj : shpupuloj etj): BIÇIM = BISHIM = BË SHI MË = BË SHIh MË = BËj ME SHIh diçka të gatshme që ta prodhosh si modeli që sheh. Kur dikush kopjon një pikturë a skulpturë, ai e bën kopjen duke parë modelin origjinal ose një riprodhim të tij = BËj ME SHIh = BË SHI(h) ME = BË SHI ME = BI SHI ME = BI ÇI ME = BI’ÇI’M = BIÇIM.
Përfundimisht, shqipja jep motivimin më të logjikshëm të mundshëm dhe fjala i përket vetëm gjuhës në të cilën motivohet etimologjikisht. Vetëm një motivim më pikant dhe më i mirëargumentuar mund ta rrëzojë origjinën shqipe të kësaj fjale.
Nga : Agron Dalipaj