SAMAR,~I. Ja çka shkruan Topalli (FEGS 1298): “” lloj shale prej druri”. Fjalë e mbarë gjuhës. Huazim nga gr. e re σαμάρι””. Kuptohet se Topalli nuk është menduar fare dhe ka sjellë copi paste mendimin e Meyer (Ew 378).
Babinjioti (ELNEG 1244) është i mendimit se fjala [samar] haset së pari në greqishten mesjetare dhe duhet të rrjedhi nga gr. e vjet. [σάγμα], por nuk jep asnjë etimologji qoftë për gr. e vjetër e qoftë dhe për fjalën samar në greqishten mesjetare dhe të sotme.
Por gjuha shqipe mundet të motivojë të dyja fjalët, si gr. e vjet. edhe të renë për faktin se të dyja fjalët janë të mirfillta të shqipes. Mjafton ti mbahemi parimit të funksionalitetit më emërtim dhe kemi: [σάγμα] = SAGMA = SAGJMA = ZA GJ MA = ZA GJë MbA = e zë gjënë dhe e mban. A nuk është funksioni i samarit të zërë (lidhë) e ti mbajë gjërat!? A nuk jep gegnishtja ekuacionin logjik të funksionit të samarit: za gj + ma = zë (lidh, kap) gjë + ma (mba)? Tre embriomorfet e shqipes shprehin:
1 – za = kap, lidh
2 – gj = gjë, gja (emër i pacaktuar)
3 – ma = mba, me mbajt. Kjo ishte për gr. e vjet. σάγμα, ku mjaftoi vetëm rotacioni s:z (si te mëngjes : mëngjez) dhe fjala gjen kuptim në shqip.
Po kaq lehtësisht shqipja motivon dhe fjalën e sotme SAMARI = ZA MA RRI = ZA MbA RRI, ku:
ZA = lidh, kap.
MA = mba, mban, transporton.
RI = rri = rri njeriu sipër samarit. Duket se në antikitet samari nuk ka qenë i përshtatur që të rrinte edhe njeriu sipër, prandaj kur samari ndryshoi pak funksionin, ndryshoi dhe emërtimi nga sagjma në samari.
Ky është i vetmi motivim etimologjik që tregon se të dy fjalët referojnë te embriomorfet e shqipes dhe kurrsesi ato nuk janë të huazuara në gjuhën shqipe, por janë burimore të saj që nga origjina. Dikush që do të provonte të kundërtën, duhet të sillte një motivim më logjik dhe më të argumentuar. Deri at koh dy fjalët i përkasin fondit të patjetërsueshëm të shqipes.
Nga : Agron Dalipaj