Categories
Lajme

Eurovision, nisin xhirimet për vidoklipin e ‘Ktheju Tokës’

NISIN XHIRIMET PËR VIDEON E KËNGËS “KTHEJU TOKËS
Andia 5 Mars 2019

Kanë nisur xhirimet e videoklipit të këngës “Ktheju tokës”, me të cilën Shqipëria do të prezantohet në Eurovision, në Tel Aviv. Klipi, i cili po punohet nga Triangle Media Group, është konceptuar në një mënyrë mjaft të veçantë. Bazuar mbi mesazhin e fortë të këngës, video do të jetë shija e parë e asaj që do të ndodhë në skenën e Eurovision-it në muajin maj. Imazhi i këngëtares Jonida Maliqi i është besuar stilistit Ardi Asllani ndërsa për flokët dhe makijazhin është kujdesur Emma Styling. Xhirimet kanë vijuar deri në orët e para të mëngjesit, ndërsa puna është ende në proces.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *