Categories
Jetë Shëndeti

Farat e lulediellit, përse duhet të hani çdo ditë nga një grusht fara, vlerat ushqyese

Të vogla në madhësi, por shumë të shëndetshme! Farat e lulediellit janë një burim i shkëlqyer vitaminash e mineralesh përfshirë vitaminën E, vitaminën B6, B1 e B3, manganin, selenin, fosforin, magnezin, bakrin etj. Farat e lulediellit janë gjithashtu të pasura me acide yndyrore esenciale që ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit kardiovaskular dhe luftimin e inflamacionit.

Përfitimet shëndetësore të farërave të lulediellit


1. Reduktojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës
Farat e lulediellit janë të pasura në vitaminë E, e cila vepron si një antioksidant për të luftuar inflamacionin dhe për të zvogëluar rrezikun e shumë sëmundjeve inflamatore. Nivelet e larta të inflamacionit rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Konsumimi i farave të lulediellit mund të ndihmojë në balancimin e kolesterolit, uljen e presionit të lartë të gjakut


2. Ul nivelin e stresit oksidativ
Hulumtimet kanë treguar se kombinimi i antioksidantëve, vitaminave dhe mineraleve që gjenden në farat e lulediellit mund të ndihmojë në reduktimin e stresit oksidativ, i cili lidhet me zhvillimin e kancerit. 3. Mbështesin funksionin e gjëndrës së tiroides
Një ndër shkaqet kryesore të çrregullimevetë tiroide lidhet me mungesën e selenit. Farat e lulediellit janë të pasura me selen, i cili luan një rol kyç në rregullimin e temperaturës së trupit.


4. Ndihmon në luftimin e osteoporozës dhe qehtëson dhimbjen e muskujve
Farat e lulediellit përmbajnë nivele të larta të magnezit, për të cilin trupi ka nevojë për të parandaluar humbjen e dendësisë së kockës njohur ndryshe si osteoporoza. 


5. Bilancon nivelin e sheqerit në gjak 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *