Categories
Aktualitet

Finiq, rivendosen tabelat Shqip. Shkrimi kryesor në shqip dhe dytësori në greqisht

Tabelat sinjalizuese të rrugëve në Finiq që u hoqën në fundjavë nisën të rivendosen gjatë ditës së martë.

Tabela me mbishkrime në shqip si gjuhë e parë dhe më pas greqisht si gjuhë e dytë u vendosën si fillim në zonën pranë ish-Minierës së Kripës. Bashkia Finiq konfirmon se u rivendosën me fondet e ARRSH-së1 0 tabela gjatë së martës.

Në fundjave u hoqën 35 tabela, një investim prej 1,5 milionë lekësh i Bashkisë së Finiqit. Ato u hoqën nga Autoriteti i Rrugëve me arsyetimin se janë jashtë standardi dhe jo në përputhje me Kodin Rrugor. Gjuha e parë në tabelë ishte greqisht dhe e dyta shqip.

Ndërkaq, në një takim me të rinjtë e shkollave të mesme në Gjirokastër në kuadër të javes së Evropës, konsulli grek në Gjirokastër Llambros Kakissis i ka kujtuar Shqipërisë rrugën e gjatë dhe të vështirë që ende ka përpara për të përmbushur kushtet e integrimit në BE.

“Unë flas si diplomat grek dhe si mështetës i misionit të Shqipërisë për të hyrë në BE. Greqia ka përvojë të gjatë dhe mund ta mbështesë Shqipërinë ashtu siç bëri për hyrjen në NATO. Por pretendimet tona për respektimin e të drejtave të minoriteteve do të vijojnë për aq kohë sa situata nuk do të ndryshojë. Ju duhet ta kuptoni madje se ne kemi interes që Shqipëria të hyjë në BE”, deklaroi konsulli grek.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *