Gjiganti metalurgjik “Trepça” është regjistruar si shoqëri aksionere. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në rrjetin social Facebook.
Regjistrimi i “Trepçës” si shoqëri aksionare, pason miratimin nga Kuvendi i Kosovës javë më parë të statutit të “Trepçës”.
“Trepça” tash do të jetë shoqëri aksionare, ku 80 për qind e aksioneve do të jenë të Qeverisë së Kosovës dhe 20 për qind do t’u përkasin punonjësve të “Trepçës”.
Kombinati metalurgjik “Trepça”, gjendet në Komunën e Mitrovicës. Sektorët e tij gjenden në pjesën veriore dhe atë jugore të qytetit.
Serbët në veri të Mitrovicës, përmes një proteste të mbajtur një ditë më parë kundërshtuar ligjet e miratuara nga Kuvendi i Kosovës, lidhur me kombinatin “Trepça”, duke thënë se këto janë veprime “një-etnike” dhe se nuk i pranojnë ato ligje.