Categories
Histori

Gruaja që për 78 ditë ishte në aeroplan amerikan mbi Serbi është shqiptare

Shqiptaro-amerikanja, Faruza Kallaba, është femra e parë, e cila gjatë intervenimit 78 ditësh të NATO-s mbi caqet serbe në Kosovë, kishte një rol shumë domethënës: me aeroplanin e saj, furnizonte aeroplanët bombardues, në fluturim. Ajo, krenohet që kishte kryer këtë mision të vështirë, sepse, sikurse thotë ajo, po ndihmonte dhe mbronte Atdheun dhe popullin e babait të saj “-shkruante Shaqir Foniqi në intervistën e tij me Fejruza Kallaben gjatë vizitës së saj në Kosovë (2013 )

Personalisht jam interesuar që të gjej origjinë e vërtetë të kësaj heroine amerikane të Luftës së Kosovës dhe në http://albaniansuccessstories.com/faruza-kalaba/ gjeta të shkruar atë që e shihni më lartë.

Nga Ballkani në Shtete e Bashkuara, historia e e familjes së Feiruza kallabë është e gjë e gjë dhe e pasur. Baba i saj ka lindur në Kosovë dhe në kamp refugjates ne Itali pas Luftës së dytë Botërore është takuar me Ukrainase dhe së bashku kanë shkuar në Siri. Në Damask ka lindur pilotja e ardhshme, si dhe tri motrat e saja. Familja Kallaba në vitin 1959 kanë shkuar në Chicago , Illinois.

Ajo sikurse theksuam më lartë kishit një rol shumë aktiv dhe të rrallë e specifik me 1999, kur NATO bombardoi caqet serbe në Kosovë, e bënte furnizimin e aeroplanëve bombardues me kerozinë (në qiell).

« Për 87 ditë e kishte pushtuar qiellin dhe misioni i saj përfundoi me sukses. Ajo thotë :”Emocionet e mia ishin sa profesionale aq edhe personale. Ishte një përzierje e ndjenjave që më dha më shumë përkushtim për të nxjerrë një rezultat të mirë. » shkruante Shaqir Foniqi me 2013.

Kostumi ushtarak

“Unë ndihem shumë krenare me karrierën time. Edhe familja ime është po ashtu shumë krenare. Ata shpeshherë flasin për këtë, pasi duan që të vegjlit të dinë për mua. Kur mendoj për gjithë vitet e kaluara, është e vështirë të besoj se e kam arritur gjithë këtë. Ishte punë e rëndë, por ia vlente që të djersitesh, sidomos kur dihet se kisha rastin për t’i ndihmuar Kosovës.’ dhe shton :” Nuk më kujtohet saktësisht se sa orë kam kaluar në ajër. Por, janë rreth 4000 orë. Unë kam udhëtuar përreth botës. Shumë shpesh. Duket se kam udhëtuar më shumë se sa që kam qenë në shtëpi.
Më pëlqen thesari i gjithë asaj që kam parë. Por, që ta përfundoj karrierën me çlirimin e Kosovës kjo ishte përtej dëshirave të realitetit”

Arta Kallaba shkruan në faqen e saj në facebook ; Ne muzeun e Kosovë aty pranë Uniformes së Gjeneralit Wesley Clarck dhe kapelës së Zonjes Madeleine Albright është edhe uniforma e e pilotes shqiptare e cila me forcat amerikane dhe NATOn i doli në ndihmë popullit të saj me 1999.

Fahri Xharra , 02.08.18
Gjakovë

One reply on “Gruaja që për 78 ditë ishte në aeroplan amerikan mbi Serbi është shqiptare”

Hey there! Do you know if they make any plugins to assist with SEO?
I’m trying to get my blog to rank for some targeted keywords but I’m not seeing very good results.

If you know of any please share. Appreciate it! You
can read similar art here: Eco bij

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *