Më shum

    Haradinaj emëron këshilltar të jashtëm një arbresh të Italisë

    Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka emëruar këshilltar të jashtëm Rosario Petta, kryetar i Komunës Piana Degli Albaneze në Itali.

    Haradinaj e ka pritur të premten mbrëma delegacionin e arbëreshëve të Italisë. Aty kryeministri tha se dëshirojnë që të bashkëpunojnë më shumë me arbëreshët e Italisë.

    “Unë besoj qe lidhja jonë me ju nuk është vetëm lidhje e gjakut mes shqiptarëve, është edhe lidhje e shqiptarëve me Italinë. E kemi lidhë edhe më shumë Italinë me shqiptarët. Jam i bindur që Qeveria e Italisë e përkrah këtë lidhje. Dëshirojmë të ju përkrahim e ndihmojnë edhe në ruajtën e traditës, gjuhës, por dëshirojmë të shkëmbehemi në ekonomi e kulturë, dhe ndjenja njerëzore të dashurisë”, tha ai dhe shtoi se “ju jeni ata qe i kenë mbet besnik vetës”.

    Ndërsa ministri i Diasporës, Dardan Gashi, tha se shpreson që këto ditë të organizuara për arbëreshët të jenë vetëm fillimi dhe shtoi se beson se këto aktivitete që i kanë filluar të jenë të përhershme.

    Ndërsa kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se ka shqiptarë kudo në botë.

    “Jemi popull jo problematik, jemi popull paqedashës. Gati çdo i treti jeton jashtë vendit. Kudo shqiptarët janë të integruar. Shqiptarët nuk i kanë humbur traditat dhe vlerat”, tha ai.

    Ndersa Rosario Petta tha se janë të nderuar për të gjithë respektin që u është bërë nga institucionet e Kosovës.

    “Urojmë qe ky është fillimi i hapjes së rrugëve të reja mes arbëreshëve të Italisë dhe institucioneve të Kosovës. Kryeministri na tha mos të ndjehemi në territor të huaj, ne në fakt ndjehemi si në familjen tonë, na bëjnë të ndjehemi si në shtëpinë tonë, ndjehemi shume të unifikuar me ju”, tha ai.

    Latest news

    “Atje në Nikaj – Mërtur ”, titullohet kënga më e re nga Gjergj Gjonaj

    Këngëtari Gjergj Gjonaj ka sjellur projektin e tij më të ri muzikor. “Atje në Nikaj - Mërtur ”, titullohet...

    Historia e fshatit Mandrica ne Bullgari. Ruajtja e rrenjeve dhe refuzimi per tu bere bullgare, turq apo greke

    SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TROJET E BULLGARISË SË SOTME KA NJË HISTORI TË GJATË. EKZISTOJNË BURIME ME KARAKTER LEGJENDAR QË DATOJNË ARDHJEN...

    Besnik Palnikaj dy fjalë për poetin e madh Gjergj Fishta , fjalë zemre.

    Gjergj Fishta është e para figurë që nderoi Shqipërinë ndërkombëtarisht duke u nominuar për çmimin Nobel. Prej ku lidhen retë...

    Arsyet Përse Ju Bien Flokët – Gabimet Që Mund T’i Ndreqni Që Tani

    Krehja e flokëve kur janë të lagur i këput dhe i shkul ato. Foto: Flickr Flokët u bien të gjithëve. Qimet këputen dhe...

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here