Categories
Tv & Filma

Jep dorëheqjen regjisori, Top Channel anulon emisionin që mezi prisnim

Në të gjitha mediat pak kohë më parë qarkulloi lajmi se në Top Channel do të rikthehet emisioni i njohur veror Summer Fest, por këtë herë nuk do të moderohej nga Luana Vjollca por nga Nevina Shtylla dhe Flor Gjini.

Mirëpo, ndërkohë që të gjithë prisnin që xhirimet e spektaklit që do udhëtonte në çdo qytet të Shqipërisë të nisnin,  burime për “Imalbania” kanë treguar se emisioni është anuluar.

Burimet bëjnë me dije që shkak për anulimin  tij janë bërë mungesa e fondeve dhe gjithashtu largimi i regjisorit të njohur në Top Channel,  Ergys Lubonja i cili mësohet se pas një debati me drejtuesit e ‘Top Channel’ ka dhënë dorëheqjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *