Categories
Lajme

Kandidatët shqiptarë në Greqi, vetëm 10% të votave nga komuniteti shqiptar

Ne zgjedhjet lokale greke, por edhe ato për Parlamentin Europian pati edhe kandidatë shqiptarë. Ata nuk munden të fitojnë dhe kjo shpjegohet me pjesëmarrjen e ulët të qytetareve shqiptarë që kanë të drejtë vote, në zgjedhjet administrative greke.

Nga afro 230 mijë të regjistruar një pjesë e mirë e tyre morën pjesë në zgjedhje, por shumica prej tyre nuk ka votuar kandidatët nga Shqipëria.

Për kandidatët shqiptarë shkuan shumë pak vota, vetëm 10% shqiptarëve me të drejtë vote kanë votuar për ta.

Sipas korrespodentit të Top Channel në Athinë, Artur Bibe, kjo ka ardhur për shkak të mos njohjes sa duhet të kandidatëve, por edhe për një punë jo në nivelin e duhur të komunitetit shqiptar në këto dy zgjedhje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *