Categories
Lajme

Karnavalet e Korçës, festivali ndërkombëtar nisi të shtunën

Korça ka çelur sezonin turistik me festivalin ndërkombëtar të karnavaleve. Për të 12 vit radhazi grupe nga Shqipëria, Rumania, Bosnje Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Argjentina janë bërë pjesë e këtij festivali duke sjellë performacat e tyre dhe veshjet shumë ngjyrëshe në qendër të Korçës për të vazhduar performancat në pazarin e vjetër të Korçës.

Në sheshin qendror të pazarit janë mbledhur qindra qytetarë e turistë, duke krijuar një atmosferë fantastike në qytetin që ofron turizëm në çdo stinë.

“Jemi për herë të parë këtu. Vijmë nga një qytet i vogël i Bosnjë Hercegovinës dhe përfaqësohemi me grupin tonë në këtë festival. Është një atmosferë fantastike dhe është diçka shumë pozitive për traditën e karnavaleve”, thotë  një prej pjesëmarrësve.

Për të 12 vit radhazi grupe nga Shqipëria dhe jo vetëm sollën performancat e tyre dhe fabulat e përzgjedhura në Korçë. Karnavalet në Korçë kanë filluar të festohen para vitit 1940. Pas ndërprerjes në vitet ‘60 sërish Korça është qyteti i parë që rizgjoi këtë traditë që nga viti 1992, duke e kthyer madje edhe në manifestim ndërkombëtar.

One reply on “Karnavalet e Korçës, festivali ndërkombëtar nisi të shtunën”

As Cheung et al explained in a 2009 article on the subject, The current World Health Organization classification indicates that a uterine smooth muscle tumor that cannot be histologically diagnosed as unequivocally benign or malignant should be termed smooth muscle tumor of uncertain malignant potential STUMP where can i buy priligy online safely

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *