Konferenca e Ambasadorëve i nisi punimet në Londër, më 17 dhjetor 1912 e vazhdoi deri, më 29 korrik 1913. Përcaktoi të ardhmen e Shqipërisë mbi pavarësinë e vendit, por siç dihet nga këtu Shqipëria doli e përgjysmuar në kufijtë e saj. Ajo pati disa ndërprerje të diktuara nga rifillimi i Luftës Ballkanike. Konferenca u mor gati krejtësisht me çështjen e kufijve të Shqipërisë. Këtu u ndeshën, si kërkesat e palëve të interesuara drejtpërsëdrejti, ashtu edhe pikëpamjet e Fuqive që qëndronin prapa tyre.
Gjetja e një platforme disi të bashkërenduar për çështjen shqiptare në bisedimet e fshehta, bëri të mundur edhe marrëveshjen e Gjashtë Fuqive për mbledhjen e përfaqësuesve të tyre në Londër, e cila do të shqyrtonte problemet kryesore të shtruara nga Lufta Ballkanike.
Pesë Fuqitë e Mëdha të Evropës u përfaqësuan nga ambasadorët e tyre në Londër, ndërsa Anglia dërgoi aty ministrin e vet të jashtëm Eduard Grej (Edward Grey).
Austro-Hungaria u përfaqësua nga ambasadori Mensdorff (Count Albert von Mensdorff-Pouilly-Dietrichstein, 5 shtator 1861 – 15 qershor 1945);
Gjermania u përfaqësua nga ambasadori Lichnowsky (Karl Max, Prince Lichnowsky, 8 mars 1860 – 27 shkurt 1928);
Italia u përfaqësua nga ambasadori Imperiali (Guglielmo Imperiali di Francavilla, 1858-1944);
Franca u përfaqësua nga ambasadori Cambon (Pierre Paul Cambon, Paris, 20 janar 1843 – 1924), i dekoruar me Kryqin e Madh të Legjionit të Nderit, anëtar i Akademisë së Shkencave të Francës. Kambon, veprimtarinë e vet diplomatike e paraqiti në veprën e tij Correspondence 1870 – 1924, Grasset, Paris 1940;
Rusia u përfaqësua nga diplomati Benckendorff (Alexander Konstantinovich Benckendorff, 1 gusht 1849 – 11 janar 1917). Për “punën e zellshme dhe të suksesshme” në Konferencën e Londrës, u dekorua nga perandori rus Nikolla II Romanov.
Britania u përfaqësua nga ministri i jashtëm i saj Grej (Edward Grey, 1st Viscount Grey of Fallodon, 25 prill 1862 – 7 shtator 1933), i cili ishte bashkërendues i punimeve të Konferencës së Londrës. Për disa aspekte të Konferencës së Ambasadorëve në Londër (1912-1913) Sir Eduard Grej shkruan edhe në librin e tij “Memoires” (Kujtime), botuar nga Payot, Londër, 1925.
-Më 22 mars 1913 Konferenca u mblodh për të sanksionuar marrëveshjen përfundimtare të Fuqive mbi kufijtë e veriut. Në kundërshtim të hapur me parimin e kombësisë dhe të vullnetit të popullsive vendase, nga trungu i Shqipërisë u shkëputën Kosova dhe tokat e Shqipërisë lindore (të quajtura Maqedoni perëndimore).
-Konferenca e Londrës nuk e pranoi si bazë për zgjidhjen e çështjes së kufijve të Shqipërisë parimin etnik
– Nga fundi i prillit të vitit 1913, garnizoni turk i Shkodrës kapitulloi. Qyteti u pushtua nga trupat malazeze dhe kjo shkaktoi një pështjellim të ri në Konferencën e Londrës dhe në kancelaritë evropiane.
Pra e gjithë kjo që e shkrova ( nga shënimet e mikut Xhelal Zejneli ) është vetëm një histori të cilën e gati të gjithë e njohim. Por si e tillë duhet të dihet dhe është mirë të dihet .
Pyetjet e mia thelbësore nga i gjithë ky shkrim janë këto :
-A i kemi në duar arsyetimet diplomatike ( ato janë të shkruara ), ato që nuk janë publike për një vendim të tillë aq arbitrar dhe pa praninë e shqiptarëve ?. Për çdo veprim dhe vendim të madh diplomatik ( si ky i Londrës ) epen arsyetimet . Edhe për vendimin e Europës dhe Amerikës për bombardimin e Serbisë në vitin 1999 ishte një arsyetim bindes dhe i plotë i cili e morri përkrahjen e të gjitha fuqive ushtarake të kohës.
-Në çka bazoheshin fuqitë e mëdha dhe pajtoheshin për ndarjen e një kombi shumë të madh të kohës? Këto memorandume të Londrës janë të gjitha të ruajtura. Nëse ato janë e që janë, a janë hulumtuar nga shqiptarët?
-Vendimi më fatkeq ishte : ” Konferenca e Londrës nuk e pranoi si bazë për zgjidhjen e çështjes së kufijve të Shqipërisë parimin etnik “ . Pse ?
-Me 28 Nëntor 1912 u shpall pavarësia e Shqipërisë . Pse tek “Më 22 mars 1913 Konferenca u mblodh për të sanksionuar marrëveshjen përfundimtare të Fuqive mbi kufijtë “ , e jo më herët ?
– Si u bë që “ Nga fundi i prillit të vitit 1913, garnizoni turk i Shkodrës kapitulloi ‘ ?
A mësuam ndonjë gjë nga vendimet e kësaj Konference të Londrës? Si të mësojmë kur asgjë nuk shkruhet .
Fahri Xharra,29.07.18
Gjakovë
One reply on “Konferenca e Londrës 1912 – ndarja e tokave shqiptare . Pse ?”
Hey there! Do you know if they make any plugins
to help with SEO? I’m trying to get my website to rank for some targeted keywords but I’m not seeing very good gains.
If you know of any please share. Thank you!
I saw similar text here: Eco product