Categories
Lajme

KQZ regjistron Bindja Demokratike në zgjedhje

Partia Bindja Demokratike e Astrit Patozit regjistrohet në KQZ për zgjedhjet e vendore të 30 Qershorit. Me 4 vota pro dhe 1 kundër të kryetarit të KQZ-së, Klement Zguri, kjo forcë hyn tashmë zyrtarisht në garën elektorale.

Partia Demokratike e vlerësoi të paligjshëm regjistrimin e subjektit më të ri politik. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Sekretari për Çështjet Zgjedhore Ivi Kaso e cilësoi politik vendimin e anëtarëve të KQZ-së, ndërsa Bindjen Demokratike, patericë të kryeministrit.

“Vendimi i paligjshëm dhe politik i shumicës së Ramës në KQZ është një tjetër provë për opozitën se Edi Rama është armik i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ligjërisht nuk konsiderohet parti politike për shkak se vendimi i regjistrimit i Shkallës së Parë nuk ka marrë formë të prerë. Sot KQZ vendosi të regjistrojë Bindjen si opozitë fasadë, si patericën e tij në zgjedhje me synimin për të zbehur mungesën e opozitës së vërtetë.”

Pas këtij qëndrimi, ka reaguar koordinatori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi.

“Kanë 10 ditë që në PD nuk merren me asnjë punë tjetër, përpos përpjekjeve për të akuzuar dhe mos lejuar Bindjen Demokratike që të marrë pjesë në zgjedhje. Sa për ne, jemi të gatshëm që t’i drejtohemi KQZ-së që ta shtyjë afatin e regjistrimit të partive që t’u japin një mundësi tjetër këtyre të mërziturve se mbase ndërrojnë mëndje dhe futen edhe ata në zgjedhje.”

One reply on “KQZ regjistron Bindja Demokratike në zgjedhje”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *