Categories
Aktualitet Lajme

Krimi i organizuar dhe pastrimi i parave, kush është agjenti i FBI që heton në Shqipëri

Agjenti i FBI amerikane Mark Newhouse që prej dy vitesh qëndron në Shqipëri, teksa ka qenë ideator i operacionit “Forca e Ligjit” dhe vijon ende detyra me Policinë për të zbuluar grupet kriminale të organizuara, si dhe ata që kanë si aktivitet të tyre pastrimin e parave.

Në fillim kanë qenë dy agjentë janë Mark Newhouse dhe Jack Liao. Mark Newhouse është agjent special i FBI-së dhe ka një përvojë të spikatur në drejtim të hetimit të krimit të organizuar dhe pastrimit të parave.  Ndërsa Jack Liao është Drejtuesi i FBI-së për Evropën Juglindore.

Roli i agjentit të FBI-së është i përcaktuar qartë. Ai shpjegon mënyrën e hetimit dhe çuarjen deri në fund të hetimit, fjala bie të një personi. Nuk lihen jashtë hetimit edhe procedura përtej kufijve territorialë të vendit. Që do të thotë se për një person me precedentë në Shqipëri kërkohen të dhëna edhe në vende të tjera përmes sistemin ndërkombëtar të të kërkuarve dhe marrëveshjeve të Shqipërisë me vendet e tjera.

Task-Forca Qendrore ka lidhje me Ministrinë e Brendshme, Policinë e Shtetit, Prokurorinë, SHISH dhe disa institucione të tjera. Drejtuesi i Task-Forcës Qendrore ka komunikim direkt me agjentin special të FBI-së Mark Newhouse dhe SPAK. Një sërë strukturash verifikojnë pasuritë e grupeve kriminale, ndërsa njësitë operacionale bëjnë sekuestrimin e këtyre pasurive dhe arrestimin e personave që i zotërojnë ato.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *