More

    Largimet e mjekëve si këmbanë alarmi për Shqipërinë

    Vetëm viteve të fundit nga Shqipëria janë larguar më shumë se 3 mijë mjekë. Një pjesë e tyre kanë ikur në Gjermani ndërsa pjesa tjetër është shpërndarë në disa shtete kryesisht perëndimore.

    Largimi i tyre nga Shqipëria vjen në fakt në vrazhdën e asaj që padyshim mund të konsiderohet “eksod masiv” i shqiptarëve. E nga ky eksod sipas shifrave zyrtare janë larguar mbi 350 mijë shqiptarë.

    Por nëse  largimi në tërësi mund të shihet si trend global, largimi i mjekëve por edhe njerëzve të kualifikuar duhet të konsiderohet si “këmbanë alarmi”. Kjo sepse ne jemi një vend që nuk kemi shumë mjekë krahasuar  me numrin për frymë, ndaj edhe ky largim i vazhdueshëm i tyre  rrezikon ta fusë sistemin shëndetësor në kolaps.

    Ndaj edhe kjo çështje duhet trajtuar shumë seriozisht dhe me prioritet nga qeveria dhe insitucionet e aparatit shëndetësor.

    Lajmet e fundit
    Lajme të ngjashme

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here