Më shum

    Luleshtrydhet pa treg, ankohen fermerët në Fier

    Kultivuesit e luleshtrydheve në fshatin Adë të njësisë administrative Frakull kanë vendosur ta hedhin prodhimin në tokë, si pasojë e mungesës së tregut.

    Fermeri Nebi Ferra tregon se një sasi e konsiderueshme e prodhimit ka shkuar dëm pasi është bllokuar shitja, por edhe çmimi i tyre është tepër i ulët.

    Nebi Ferra: E kam mbushur kamionçinën rrafsh me luleleshtyrdhe dhe e kam hedhur në plera. E kam hedhur dy ditë rresht. Kam paguar punëtorin që e voli, e ngarkoi dhe e kam hedhur. Dëmi është shumë i madh për arsye sepse të paguash punëtorin, ta vjeli, ta nxjerri nga sera, ta ngarkojë në makinë dhe të vej ta shkarkojë ky dëm është. Të bësh një luleshtrydhe deri në fazën e pjekjes ka një kosto shumë të lartë.

    Fermeri tregon se u ka munguar përkrahja nga shteti dhe nëse nuk merren masa për të pasur një treg të sigurt atëherë banorët e kësaj zonë do të vazhdojnë ti hedhin prodhimet.

    Nebi Ferra: Kam një jetë të tërë që nuk po marr subvencione. Tek kjo unë nuk e ndjej dorën e shtetit. Shteti ne na ka marrë se për të dhënë jo.

    Por Nebi Ferra edhe një mesazh për të gjitha ata konsumatorë të cilët mendojnë se prodhimet e kësaj zone janë me hormone.

    Zona e Frakullës në Bashkinë e Fierit është e njohur tashmë për kulturën e luleshtrydhes dhe ka numrin më të lartë të fermerëve që merren me kultivimin e saj, por pjesa më e madhe e tyre vazhdojnë të ankohen se kostoja e lartë e shpenzimit nuk e justifikojnë fitimin që ata marrin.

    Latest news

    Cohu Shqiptar!

    Në këmbë o Shqiptar që vendin tuaj e doni, Pash atë gjak që kanë derdh t´parët fjalën...

    “Atje në Nikaj – Mërtur ”, titullohet kënga më e re nga Gjergj Gjonaj

    Këngëtari Gjergj Gjonaj ka sjellur projektin e tij më të ri muzikor. “Atje në Nikaj - Mërtur ”, titullohet...

    Historia e fshatit Mandrica ne Bullgari. Ruajtja e rrenjeve dhe refuzimi per tu bere bullgare, turq apo greke

    SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TROJET E BULLGARISË SË SOTME KA NJË HISTORI TË GJATË. EKZISTOJNË BURIME ME KARAKTER LEGJENDAR QË DATOJNË ARDHJEN...

    Besnik Palnikaj dy fjalë për poetin e madh Gjergj Fishta , fjalë zemre.

    Gjergj Fishta është e para figurë që nderoi Shqipërinë ndërkombëtarisht duke u nominuar për çmimin Nobel. Prej ku lidhen retë...

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here