Media amerikane “The Washington Post” shkruan se Serbia ka mbajtur paradë ushtarake të premten, në Ditën e Fitores ndaj Nazizmit, si një përkujtim ndaj fitores kundër Gjermanisë naziste.
Kjo media amerikane nënvizon se Serbia e bën këtë paradë, në një kohë që tensionet me Kosovën janë në rritje. “Parada ushtarake e Serbisë në Nish bëhet në kohën që tensionet me Kosovën janë në rritje. Parada në qytetin jugor të Nishit përfshinte 4 000 trupa, 300 mjete ushtarake dhe 40 aeroplanë, duke përfshirë dy helikopterë rusë të betejave të ashpra që ka përdorur Moska”, thuhet në shkrim.
![](https://shqip.info/wp-content/uploads/2019/05/serbia3-1024x810.jpg)
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se “shpreson se ushtria nuk do të duhet të përdoret ndaj askujt”. Tensionet mes Serbisë dhe Kosovës janë shtuar kohët e fundit.
Beogradi nuk e njeh Kosovën, e cila u shpall e pavarur në vitin 2008. Çdo ndërhyrje ushtarake nga Serbia në Kosovë do të shkaktonte një përleshje të drejtpërdrejtë me paqeruajtësit e udhëhequr nga NATO të vendosur atje.