Shumë prej nesh e kanë hasur padyshim këtë vegël në dukje kaq të thjeshtë.
Pa e ditur ndoshta se cylja dyjare apo longari siç njihet ndryshe mbart një trashëgimi që rrjedh nga kohët më të vjetra.
Të pasuara brez pas brezi, ato edhe sot prodhohen mes banorëve në jug të vendit.
Çfarë fshihet pas tyre? Si shfaqet kjo vegël në dokumenta e objekte arkeologjike? Të vërtetat e fshehura në trupin e saj…
Kjo vegël e veçantë mendohet se i ka fillesat në shekullin e V e të IV para erës sonë, në mos edhe më herët. Përtej legjendave, ne do t‘i referohemi objekteve arkeologjike të zbuluara në zonat ku shtriheshin fiset ilire. Për fat, të tilla ekzistojnë dhe janë gjurmët kryesore mbi të cilat do të mbështetet kërkimi ynë.
Per me teper ndiqni me poshte dokumentarin e Marin Memes “Gjurmë Shqiptare”, historia e jashtëzakonshme e kësaj vegle të lashtë përmes dokumentave, të dhënave e objekteve arkeologjike të zbuluara në Shqipëri./shqip.info/