More

    Merr fund pritja! Dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane

    Të gjithë ata që kanë aplikuar për lotarinë amerikane, sot do të njihen me përgjigjen e saj.

    Duke filluar nga dita e sotme për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2020 do të kenë mundësinë të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrimin  duke kontrolluar në formatin on-line “Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve” në faqen zyrtare të E-DV-së.

    Sipas ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur, për mënyrën se si do të aplikojnë për veten e tyre si dhe për anëtarët e tyre të familjes.

    Qytetarët të cilët janë përzgjedhur do të mësojnë edhe datën e intervistës për vizë duke hyrë dhe lexuar tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve.

    Pasditen e kësaj të marte rreth orës 18:00, të gjithë qytetarët do mund të njihen me faktin nëse janë fitues apo jo të  “Green Card” apo siç njihet ndryshe si lotaria amerikane. Për të parë përgjigjen tuaj ju duhet të klikoni këtu.

    Lajmet e fundit
    Lajme të ngjashme

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here