Categories
Lajme

Momenti kur Garda e Policia mbrojnë Klosin nga protestuesit

Ndërsa protestues të shumtë janë mbledhur para parlamentit një situatë e tensionuar është krijuar në rrugën ku hyjnë deputetët.

Gazetarja pohoi për “BalkanWeb” se në momentin që ka qenë duke hyrë në parlament ministri Blendi Klosi protestuesit kanë tentuar ta qëllojnë me sende të forta.

Por e menjëhershme ka qenë ndërhyrja e Gardës dhe fatmirësisht asnjë nga sendet e hedhura nuk e ka kapur Klosin. Po kështu edhe kur ka hyrë ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj janë hedhur mjete piroteknike nga protestuesit.

Ndërkohë në fotot e kapura nga LSA shihet qartë momenti kur Garda dhe Policia ndërhyn për të larguar ministrin Klosi që sulmohet nga protestuesit. Klosi tërhiqet tek themelet e kalasë së Tiranës për ta futur në rrethimin e parlamentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *