Categories
Kulturë Të gjitha

Ninullat Shqiptare, në arkivat e Muzeut të Londrës

Ninullat ose këngët e djepit të popullit shqiptar, do jenë nga sot e tutje pjesë e arkivit të Muzeut të Londrës, i cili pasqyron historinë dhe traditat kulturore të komuniteteve te ndryshme që banojnë prej shekujsh në metropolin britanik.

Ky muze, në bashkëpunim me shoqatën shqiptare “Shpresa Programme”, organizuan projektin e dytë për arkivimin e vlerave, traditës dhe kulturës shqiptare në Muzeun e Londrës.

Pjesë e projektit janë këngët e djepit të kënduara dhe sjellë me mjeshtëri nga Profesoresha e Asociuuar nga Kosova dhe krijuesja e këtyre ninullave, Besa Berberi dhe grupet e fëmijëve të shoqatës shqiptare “Shpresa Programme”.

Në regjinë e korografit të njohur shqiptar me banim në Londër, Tomor Kokona dhe pjesëmarrjen e tre rapsodëve nga Shqipëria, Zef Doci, Sherif Dervishi dhe Mendi Buci, këto ninulla dhe muzika e çiftelisë dhe lahutës shqiptare ishin pjesë e aktivitetit të zhvilluar në Muzeun e Londrës, i cili përkoi edhe me 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Muzeu i Londrës në arkivin e vet ka edhe një botim të fëmijëve shqiptarë në Londër për të ardhmen e qytetit ku ata jetojnë, të titulluar “City Now, City Future”, shkruan Top Channel, përcjell albinfo.ch.

Sarita Mamseri, e Muzeut te Londrës, duke vlerësuar bashkëpunimin me organizatorët e performancës, tha per Top-Channel se “është privilegj që trashëgimia kulturore dhe kombëtare e një komuniteti të ri, si ai shqiptar në Britani, të bëhet pjesë e fondit dhe arkivave të trashëgimisë kulturore të komuniteteve të tjera që jetojnë dhe punojnë në kryeqytetin britanik”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *