Përveç statistikave të shumta nga historian shqiptarë, këto foto janë një dëshmi e madhe se qyteti Nish i Serbisë qendrore para 100 viteve ka qenë i populluar kryesisht nga shqiptarët, përcjellë SHQIP.info.
Nishi gjendet afër 200 km në jug të Beogradit. Ka qenë një qytet i hershëm Ilir ku kanë lindur perandorë Bizantinë si Justini i I.
Sipas studiuesit Katičić emri i lashtë i qytetit në gjuhën greke Ναισσός/Naissós u bë Nish nëpërmjet rregullave strikte fonetik të gjuhës shqipe dhe më pas emri i qytetit në atë formë është huazuar nga kolonët të reja sllave në shekullin e shtatë.
Po e sjellim këtu edhe një citat të shkurtër por që ja vlen të mbetet në këtë temë si dokument:
Anglezi John Ross (ishte Komisioner serb në kufi ) shkruan: “Pothuajse të gjithë pjesa perëndimore e sanxhakut të Nishit ishin shqiptare mysliman… Të gjithë ata kanë ikur në vilajetin e Kosovës , duke e lënë të gjithë vendin e tyre.