Categories: HistoriTë gjitha

Pse burrat shqiptarë mbanin flokë të gjatë si Vikingët?!

Që arbnorët kanë qenë një popull origjinal në fund të mesjetës, atëherë kur po lindte Europa e Re, kjo nuk ha shume diskutim, thotë Artan Shkreli. Sipas tij, origjinalë në shumë pikëpamje, ata ndaheshin në mjaft pika prej fqinjëve të tyre jugorë e veriorë, dhe pavarësisht ndërlidhjeve të paevitueshme me ta, në shumë aspekte, shfaqeshin ndonjëhere me afër me popujt matanë detit se me këta fqinjë të vjetër.

Artan Shkreli shkruan se dukja i tyre i bënte ata të dallueshëm menjëherë. Shumë autorë të asaj kohë përshembull, sa për të ndaluar në një anë të saj, i përshkruajnë me flokë të gjatë të cilave u kushtonin vëmendje të posaçme. Po aq e veçantë ishte mbi kryet e tyre dhe kësula prej leshi me strehë, e njohur si “albanais”.

Duket se ka qenë e rëndësishme për ta të dalloheshin prej të huajve të shumtë, që shpesh jetonin në territoret arbënore, kryesisht në vijën bregdetare.

Artan Shkreli shkruan se flokët e gjatë pra përshkruhen jo vetëm nga të huajt por edhe nga “Kronika” e vetë Gjon Muzakës i cili e quan Teodor Muzakën me apelativin “këshetësi”, e për të cilin saktëson se: “kështu i mbante ai flokët, dhe që në gjuhën “albanesca” kuptimi i fjalës “chiscetisi” do të thotë gërshetesi (origj. trezze)”.

Sipas Artan Shkrelit veç faktit interesant nga pikëpamja gjuhësore (termi është gegnisht, gjë që tregon se njëfarë varieteti gegë është përdorur në Mesjetë deri thellë në zonat e Beratit e Vlorës) mësojmë për një zakon që në Europën e kohës e kishin veç Vikingët dhe Normanët aty pranë (Itali e jugut). Do patur parasysh dhe se sipas përshkrimeve të autorëve antikë me një formë të ngjashme i mbanin flokët edhe një pjesë e fiseve iliro-kelte.

Shkreli shkruan se në rrjedhë të kohërave fjala “këshetës” u bor, por jo zakoni, i cili ndonëse përjashtimor, rezistoi në fiset e veriut deri në kohërat moderne të fundshek XIX, sikur te ky i riosh i bukur nga Dukagjini dalë në vitin 1885.

Një fakt i mrekullueshëm trashedental ky dhe vështirësisht i kontestueshëm./shqip.info

Arvanitët
SHQIP

Founder and CEO në shqip.info / Ideues dhe krijues për shqip.info! Më moton : Shqipëria do të jetë më pranë jush gjithmonë!

Recent Posts

Ngjashmëria e gruas etruske me atë shqiptare të ditëve të sotme

Populli etrusk mund të cilësohet si një nga popujt më të lashtë dhe më enigmatik…

12 hours ago

Mbiemri {Epiteti} rrjedha burimi i saj Etimologji.

Zhvillimi i mbiemrave tek shqiptarët fillon prej shek. XII- e në vijim. Nga : Aleksander…

15 hours ago

Si u hodhën bazat e lirisë akademike në universitetet e Parisit?

Nga: Aurel Plasari Me titullin “Mëmë e shkencave” (Parens Scientiarum), njihet bulla e lëshuar në…

2 days ago

Gjuha shqipe është themeli i tezës së autoktonisë së shqiptarëve

Gjuha ka qenë e mbetet një nga treguesit më parësor në formimin dhe natyrisht edhe…

2 days ago

Gjirokastra – E vërteta e emrit të saj – Etimologji

Fillimet e këtij qyteti të lashtë historik mendohet nga historianët e shumtë të jetë pas…

3 days ago

Përse Flamuri Kombëtar grek nuk i përket asnjë simboli të lashtë historik?

Grekët ishin një fis pellazg? Në se po, atëhere le të heshtin dhe të pranojnë…

4 days ago