Categories
Arkeologji Histori Të gjitha

Qyteti i humbur ilir, 2500 vjeçar!

Arkeologët britanik pohojnë se kanë zbuluar një qytet 2500-vjeçar, të cilësuar nga ata si ‘qyteti i humbur’ në Greqi, që sipas tyre paraqet një nga zbulimet më spektakolare të dekadës.

Arkeologët nga Universiteti i Gothenburg dhe Universiteti i Bournemouth kanë filluar të hulumtojnë rrënojat në një fshat të quajtur Vlochos, 300 km (190 mile), pesë orë në veri të Athinës, shkruan “The Independent”.

“Disa nga rrënojat ishin të njohura tashmë, por qyteti i lashtë kishte mbetur i fshehur nën një kodër”, tha në një deklaratë udhëheqës i ekipit, Robin Ronnlund.

Ata shpresojnë të shmangin gërmimin dhe të përdorin metoda më të “buta” për të mos dëmtuar objektet e jashtëzakonshme.

Akropoli i qytetit mund të shihet edhe gjatë ditëve me re, në rajonin e Thesalisë. Ky hulumtues ka thënë: “Një koleg dhe unë kaluam zonën në lidhje me një projekt të vitit të shkuar, dhe ne kuptuam se kishim të bënim me një potencial madhështor para nesh”, shkruan The Independent.

“Në fakt askush nuk e ka eksploruar malin më parë, kjo është një mister!”

Është pak e besueshme që grekët rastësisht të mos e kenë hulumtuar. Ndoshta tingëllon si paragjykim, por çdo kulturë që është kundërshtuese apo përjashtuese në një mënyrë me atë që konsiderohet si kulturë greke, në kuptimin, “strikcto sensu”. Një qytet arkeologjik do të thotë më shumë vizitorë, dhe më shumë vizitorë do të thotë më shumë fitime.

Por, grekët e kanë frikë zbulimin e kulturës që mund të lidhet me shqiptarët, në këtë rast, sipas të gjitha gjasave mund të bëhet fjalë për qytet epirot apo ilir, gjithsesi, që u shkatërrua nga romakët.

Muret e qytetit, kullat dhe portat e qytetit, duken qartësisht nga lart (pamje nga ajri), thonë arkeologët britanik.

Hulumtuesit kanë gjetur mbetjet e kullave, mureve dhe portat e qytetit antik.

Hulumtuesit shpresojnë që zbulimet do të ndihmohen nga hulumtimet me radar, të cilat ua mundësojnë atyre që ta zbulojnë qytetin në tërësinë e tij, ashtu siç është ndërtuar.

Gjatë hulumtimeve të para të bëra gjatë dy jave në muajin shtator, kanë zbuluar prodhime qeramikash dhe monedha që i përkasin shekullit të pestë para erës sonë.

Në figurë shihet ikona e kuqe e qeramikës që besohet se i përket shekullit të gjashtë para erës sonë.

Arkeologu Ronnlund thotë se qyteti lulëzoi në shekujt katër dhe tre para erës sonë, para se ai të bëhej i pabanueshëm ndoshta nga shkatërrimi romak.

Pra, është tërësisht e pakuptueshme se pse ngarendin arkeologët britanik, edhe në kohët tashmë tepër moderne, që të paragjykojnë se ai ishte një qytet grek, vetëm pse sot përfshihet në Greqinë e sotme, ndërsa Greqia antike kishte kufi krejtësisht të tjerë, për të mos thënë as që kishte kufij ndaj ilirëve apo pellazgëve që shtriheshin në tërë Greqinë, madje edhe në deti, Egje dhe Kretë.

Thesalia, krahina ku është gjetur qyteti arkeologjik, gjithnjë ka qenë e banuar nga shqiptarët pashkëputshëm, deri në Luftën e Parë Botërore ishin shumicë, edhe sipas deklarimeve të grekëve të arsyeshëm sot, por edhe të dhënave historike. Prandaj, pak ka gjasa nëse hulumtohet seriozisht dhe arsyeshëm që të ketë qenë një qytet grek, pavarësisht ndikimit kulturor që mund ta ketë ushtruar qytetërimi helen (jo grek).

Por, arkeologët dhe historianët shqiptarë kurrë nuk i trajtojnë si paragjykime edhe konkludimet nga gjetjet fillestare, të cilat nuk e provojnë asnjë kulturë, civilizim apo shtrirje shtetërore. Madje është e paqartë se pse ata nuk i prezantojnë ende se kujt i takojnë monedhat e gjetura. Të shohim se të cilit mbret do të gjinden!/shqip.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *