Më shum

    Rinasi shënon rekord, 20 milionë euro fitim brenda vitit

    Në vitin 2018 kompania koncesionare e Rinasit ka arritur që të thyejë rekorde sa i përket fitimeve që ka arkëtuar. Sipas dokumenteve të depozituara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, rezulton se Aeroporti i Tiranës ka arritur të gjenerojë vitin e shkuar 20 milionë Euro fitim, 2.3 milionë Euro më shumë se në vitin 2017.

    Prej vitesh koncesionari i këtij aeroporti vazhdon të ketë fitime të larta, ndërsa vlerën e investimeve që ka bërë në pistën dhe terminalin e aeroportit i ka shlyer që në 4 vitet e para të koncesionit.

    Qeveria kontraktoi në vjeshtë të 2018-s kompaninë e auditimit BDO, për të bërë rishikimin ekonomik të kontratës, nga ku rezultoi se pronari i Rinasit prej vitesh ka dalë jashtë skenarit bazë të rënë dakord në fillim të marrëveshjes së koncesionit.

    Të ardhurat e realizuara nga koncesionari për vitet 2004-2017 janë 120 milionë Euro më të larta se në skenarin bazë të miratuar në kontratën koncesionare, po ashtu edhe fitimet neto dhe pagesat e dividentit janë dyfish më të larta.

    Në projeksionet e BDO rezulton se dhe fitimi neto që shkon në xhepat e aksionerëve, dividenti, deri në vitin 2027, kohë kur përfundon kontrata me Aeroportin e Tiranës, me skenarin ekzistues arrijnë në 290 milionë Euro nga 120 milionë që ishin në skenarin bazë.

    Qeveria ka kërkuar të rikthejë balancën ekonomike, duke propozuar uljen e tarifave për linjat e fluturimit dhe qytetarët, por kjo nuk është pranuar nga aksionerët e koncesionit, pronarë të firmës China Everbright, por të regjistruar në shtetin offshore të Singaporit nën emrin Real Fortress./klan

    Latest news

    Stela e ushtarit ilir Bato nga Kaliqani i Istogut

    Stela e ushtarit ilir Bato nga Kaliqani i Istogut Nga: Haxhi MEHMETAJ, arkeolog Nga ky mbishkrim kuptojmë që kemi të bëjmë më një monument varri të...

    Lajm i mirë për emigrantët shqiptarë në Angli, kandidati për kryeministër ka vetëm 2 kushte për leje qëndrimi

    Boris Johnson kandidatit kryesor për t’i zënë vendin kryeministres së dorëhequr Tereza May ka dhënë një lajm të mrekullueshëm për të gjithë emigrantët që...

    Nipi 5-vjeç humbi jetën në aksident rrugor, prej 3 vitesh ngjarja pa autor

    Kërkojmë ndihmën e SPAK të vendosë drejtësiNipi 5-vjeç humbi jetën në aksident rrugor, prej 3 vitesh ngjarja pa autor Nga : Kadri Malka Në të vërtetë,...

    Cohu Shqiptar!

    Në këmbë o Shqiptar që vendin tuaj e doni, Pash atë gjak që kanë derdh t´parët fjalën ma dëgjoni. Të bashkohemi për këtë komb ku i...

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here