Më shum

    Sa shumë rastësi të gjuhës shqipe

    Shkruan: Mili BUTKA

    Etimologji Sa shumë rastësi të gjuhës shqipe??? “E vërteta do të na çlirojë” dhe “e vërteta është konkrete”. Hegel.

    Përpara se të shohim një foto – figurë nga mitologjia skandinave, si fillim po ju sjell një tabelë krahasuese të fjalës shqipe “i/e embël” e krahasuar ajo me gjuhët; angleze, latine dhe greke. Pikërsisht sepse në figurën që shihni gjendet e shkruar kjo fjalë dhe deklarohet problematike e panjohur nga studimet dhe autori përkatës.

    Siç do e shihni më poshtë studjuesit janë përpjekur ta afrojnë këtë fjalë me të sotmen fjalë greke; ámpelos = hardhi – piergull, por qëndron e papranuar e dyshimtë.
    Për këtë qëllim po ju ofroj gjuhën shqipe, që ndoshta ashtu padashur ju ka shpëtuar ta krahasojnë me të, me gjuhën më të parë folur e krijuar direkt nga rrënjët e pemës gjenealogjike ashtuquajtur, gjuhë indo-europiane lindur në mes/dhe.
    Më duhet tu kujtoj se në të vjetrën gjuhë shqipe ashtu si ende në dialektin geg, “të ëmblit” i thonë; “t’aml” ashtu fiks po edhe qumshtit = t’am’l (t’ambel) si edhe fjalën standarte shqipe; mjel, mil, mile, milte bagëtinë, etj.

    Eshtë pikërisht fjala shqipe; “t’aml” embrioni nga ku kemi fjalëformimet e mësipërme por jo vetëm në gjuhën shqipe, edhe në gjuhet e tjera europiane, si psh; fjala; “mel–mjaltë” e njëjtë edhe fjala greke “Ambel = hardhi.
    Nënvizoj, tek fjala; e ëmbël, (t’ml) -tamel, tambël, gjenden edhe fjlalët;”Mel – Mjaltë”, “Mjel – klumstin -qumshtin” etj. Ashtu siç do shihni në tabelë kjo ndodh edhe me gjuhët, në anglisht, latinisht, greqisht, e në shumë gjuhë të tjera.

    skaba @ embla
    en.m.wikipedia.org/wiki/Ask_and_Embla.
    Në mitologjin skandinave, Ask dhe Embla (nga gjuha e vjetër skandinave, Askr os Embla) – mashkull dhe femër përkatësisht- ishin dy njerëzit e parë, të krijuar nga zotat. Dyshja janë vërtetuar në të dy Poemat Edda, hartuar në shekullin e 13 nga burime të hershme tradicionale, dhe Proza Edda, e shkruar në shekullin e 13 nga Snorri Sturluson. Në të dy burimet, tre perëndi, njëri prej të cilëve është Odin, gjeni Ask dhe Embla e cila u jep atyre dhurata të ndryshme trupore dhe shpirtërore.
    Një numër i teorive janë propozuar për të shpjeguar dy figurat, dhe ka referenca të rastit të tyre në kulturën popullore.
    Ask/r në gjuhën e vjetër skandinave fjalë për fjalë do të thotë “pemën e hirit”, por etimologjia e emërtimit; “e embla” është e pasigurt, dhe dy mundësitë e kuptimit të “embla” janë propozuar përgjithësisht. Kuptimi i parë, “pemë elm”, është problematike dhe është arritur nga rrjedh * Elm-la nga * Almilōn dhe më pas për të ALMR (“elm”). [1] Sugjerimi i dytë është “hardhi”, e cila është arritur përmes * Ambilō, e cila mund të jetë e lidhur me ámpelos fjalë greke, që do të thotë “hardhi, Liana”. [1]

    Te kjo figurë e cila siç e lexuam dhe më lart i përket mitologjisë Skandinave, vini re në qendër të saj shkruhet pastër “Skaba” e që i përket pikërisht figurës “Zeus” i cili sigurisht ndodhet po në qendër në mes të dy hyjnive të tjerë, më të njëjtën paraqitje në të gjitha shfaqjet e tij, i madh, i fortë, me mjekër e shumë flokë, njëri prej “perëndive” është “Odini”, në këmbët e “Zeusit” ndodhen dy perëndesha-hyjni: “Haner” dhe tjetra, “Gek os Embla”

    Pra ati ynë “Zeus” edhe këtë herë paraqitet me emrin e simbolit të tij, zogut Besnik quajtur: “Skaba” (shkaba), por jo vetëm kaq, dy hyjneshat apo perëndi ndodhur aty pranë “hamshorit” Zeus quhen; “Haner = Hëna” dhe tjetra akoma dhe më shqip “Geg ose Embla” = Kek ose Embla – e ëmbla, të cilën nuk mundemi ta përcaktojmë dot, cilës perëndeshë i përket, ndoshta perëndeshës Afërditë, si perëndesha e Bukurisë e sigurisht në gjuhën shqipe sinonim më të bukur nuk mund ti gjesh e “Embla- Afërditë” ashtu si dhe një nga yjet, trup qiellor nga më të bukurit e shndritshme-shumëngjyrëshe e më “pranë Diellit =Afërditë”.

    Vini re me kujdes, në figurë ndodhen pesë persona e ndërkohë emra të shënuar aty ndodhen gjashtë, sepse: “Gek os – Embla” është i njëjti emër që do të thotë: Kek = e ëmbla, si “keku” i embël, ashtu si edhe “karamelet = keke”, etj.

    Pra, në figurën e mësipërme kemi; Odin, Lisdur, Haner, SKABA-Zeus, dhe Gek os Embla -Afërditë” perëndeshë e bukurisë, e ëmbla, hyjnesha e dashurisë.

    Shënim jashtë tekstit-studimor:
    Fjala e pastër shqipe; “e Embël”, shkruar ashtu pastër gramatikisht, me kuptim të qartë e të njëjtë; “e ëmbël = e ëmbël” nuk meret parasysh jo e jo, ne figurën e mësipërme, por dhe as përmendet ekzistenca e saj në fjalorin e gjuhës shqipe, e akoma më intriguese për fjalën-shkruar në qëndër të figurës “SKABA”, nuk jepet asnjë shpjegim?
    “SKABA” zogu hyjnor = Shkaba-simbol i “Atit -Zeus” perëndia më e lashtë, ndër pellazgë e iliro-shqiptare.


    Latest news

    Për nder të 28 Nëntorit, shqiptarët në Nju Jork brenda natës mbushin lagjet me flamurin kombëtar

    Shqiptarët të cilët jetojnë dhe veprojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe një herë e kanë dëshmuar se janë më të bashkuar se...

    “Qyteti Muze i Beratit”, vendi i ruajtjes së traditës dhe lashtësisë shqiptare

    Nga ADEM LUSHAJ – Deçan – Kosovë Ruajtja e vlerave antike si, shtëpitë, kalldrëmet, rrugicat, pastaj Kalaja, Muzetë e shumta, Lumi “Osum”, ullishtat, “përsheshi me...

    3 Trajtime në shtëpi për të rinuar lëkurën e duarve!

    Duart tona kanë një lëkurë shumë të hollë dhe të ndjeshme. Pikërisht për këtë kërkojnë kujdes të veçantë. Disa faktorë mund ta rrënojnë lëkurën.Për...

    Stela e ushtarit ilir Bato nga Kaliqani i Istogut

    Stela e ushtarit ilir Bato nga Kaliqani i Istogut Nga: Haxhi MEHMETAJ, arkeolog Nga ky mbishkrim kuptojmë që kemi të bëjmë më një monument varri të...

    Related news

    Për nder të 28 Nëntorit, shqiptarët në Nju Jork brenda natës mbushin lagjet me flamurin kombëtar

    Shqiptarët të cilët jetojnë dhe veprojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe një herë e kanë dëshmuar se janë më të bashkuar se...

    “Qyteti Muze i Beratit”, vendi i ruajtjes së traditës dhe lashtësisë shqiptare

    Nga ADEM LUSHAJ – Deçan – Kosovë Ruajtja e vlerave antike si, shtëpitë, kalldrëmet, rrugicat, pastaj Kalaja, Muzetë e shumta, Lumi “Osum”, ullishtat, “përsheshi me...

    3 Trajtime në shtëpi për të rinuar lëkurën e duarve!

    Duart tona kanë një lëkurë shumë të hollë dhe të ndjeshme. Pikërisht për këtë kërkojnë kujdes të veçantë. Disa faktorë mund ta rrënojnë lëkurën.Për...

    Stela e ushtarit ilir Bato nga Kaliqani i Istogut

    Stela e ushtarit ilir Bato nga Kaliqani i Istogut Nga: Haxhi MEHMETAJ, arkeolog Nga ky mbishkrim kuptojmë që kemi të bëjmë më një monument varri të...

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here