More

    Shiu përmbyt Fierin. Akset, toka bujqësore, shtëpi e biznese të Patosit nën ujë

    Reshjet e dendura të shiut gjatë pasdites së të enjtes shkaktuan përmbytje në rrugët Fier-Patos, Fier-Roskovec dhe fillimi i rrugës Patos-Ballsh. Mjete të shumta janë bllokuar si pasojë e nivelit të ujit në rrugë. Kanalet kulluese nuk kanë mundur të përballojnë intensitetin e reshjeve.

    Si pasojë e reshjeve me intensitet janë përmbytur toka bujqësore në të dy anët e rrugës. Nga informacionet paraprake mësohet se janë përmbytur rreth 15 ha tokë bujqësore, serra, biznese dhe disa shtëpi banimi në “lagjen e Re” në Patos.

    Sipas familjeve të përmbytura, uji ka hyrë rreth 30 cm duke shkaktuar dëme në orenditë shtëpiake. Në ndihmë të familjeve të përmbytura kanë shkuar shërbimet e policisë, zjarrfikësja, si dhe emergjencat civile. Pas rreth 3 orësh situata është normalizuar.

    Lajmet e fundit
    Lajme të ngjashme

    PËRGJIGJU

    Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
    Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu