More

    Shpella e Gadimes/ Një atraksion turistik në Kosovë

    Shpella e Gadimës është një nga atrakstionet më të mëdha turistike të Kosovës me afro 7 mijë vizitorë të pritur gjatë këtij viti.

    Në këto ditë vere, numri i vizitorëve është rritur akoma më shumë, pasi shumë emigrantë kosovarë, që kanë ardhur për pushime, zgjedhin të kalojnë një ditë në shpellën e mermertë, e vetmja e këtij lloji në Evropë. Por, shpella e gadimës, tërheq edhe vizitorë të huaj. Vendi i parë ku ata ndalen, është shatërvani i dëshirave.

    “Njerëzit në të kaluarën e kanë gjuajtur një monedhë dhe e kanë menduar një dëshirë, a është realizuar apo jo ne nuk mund ta dimë”- tha Fatmir Bytyci, ciceron.

    Shpella e Gadimës, është e pasur me ujëra nëntokësore dhe kjo e bën atë një objekt të veçantë në aspektin hidrologjik.Por ajo që impresionon më shumë në shpellën e Gadimës, janë stalaktitet dhe stalagmitet.

    “Stalagnjati më i madh që është deri tash në këtë shpellë është kjo këtu dhe në gazë të gjeologëve që kanë bërë matjet kanë konstatuar se shpella është e vjetër diku rreth 80 milionë vjet”- tha Bytyçi.

    Një tjetër pikë ku vizitorët ndalen patjetër, është tek figura e mjekrës së Skënderbeut. Ndërsa një bukuri të rrallë i japin shpellës edhe aragoniteve, që janë kristale që sipas ciceronit kanë thyer edhe ligjin e gravitetit pasi rriten në drejtime të ndryshme.

    “Këtu jemi para një galerie që është mjaftë mahnitëse, ndryshe quhet edhe kopshti i dashurisë, quhet kështu për arsye se këtu i kemi një stalaktit dhe stalagmit që në të kaluarën është emërtuar si Romeo dhe Zhulieta. Për bashkimin e këtyre dyjave duhen edhe 1 milionë 500 mijë vite”- u shpreh Fatmir Bytyci.

    Një hapsirë prej 2 mijë metrash katror në shpellë është rregulluar për vizitorët. Ajo është e ndarë në dy kate dhe me gjithçka përmban, i mahnit vizitorët. Vitin e kaluar, vizitorët atje kanë qenë 27 mijë e 485. Shpella është zbuluar në vitin 1967 dhe ndodhet në fshatin Gadimë e ulët, të Komunës së Lipjanit. Ajo konsiderohet një monument me rëndësi të veçantë në Kosovë./Top Channel

    Latest news

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here