Shtëpia e kolosit e letrave shqiptare, Ismail Kadaresë së shpejti do të hapë dyert si muze.
Mësohet se shtëpia e shkrimtarit në Tiranë do të kthehet në muze.
E ditur bëhet se arkitektja e njohur Elisabetta Terragni ka restauruar të gjithë apartamentin e Kadaresë në rrugën e Dibrës.
Në këtë apartament shkrimtari ka jetuar dhe punuar për një kohë goxha të gjatë.
Po ashtu e ditur bëhet se brenda apartamentit ekspozimi ndahet në mënyrë të qartë midis studios me dokumente origjinale, objekte, libra dhe mobilie dhe pjesës tjetër të banesës, ku merren njohuri për veprën e shkrimtarit dhe përfshihet këndi i leximit.
Kujtojmë Kadare është nominuar disa herë për çmimin ‘’Nobel në Letërsi’’, por ka fituar edhe një sërë çmimesh të rëndësishme.
![](https://shqip.info/wp-content/uploads/2019/05/Veliaj-gjate-inspektimit-te-punimeve-per-Muzeun-e-Kadarese-4-1024x683.jpg)
![](https://shqip.info/wp-content/uploads/2019/05/3421-ismail-kadare_5784581-620x330.jpg)