Një 29 vjeçar shqiptar është therur me thika nga dy të burgosur rusë në burgun e Trikallas në Greqi.
Mediat grekeraportojnë se dy të burgosur me origjinë nga Rusia e pritën atë tek dera e ambulancës së burgut duke e qëlluar tre herë me thikatë improvizuara.
Dy thika në gjoks dhe njëra në ije i kanë shkaktuar gjakderdhje të mëdha shqiptarit duke bërë që të mos i rezistojë as dërgimit në spitalin e Trikallasë.
Autoritetet greke nuk kanë bërë asnjë reagim apo shpjegim në lidhje me ngjarjen në fjalë si edhe për faktin se gjatë muajve të fundit është rritur ndjeshëm numri i shqiptarëve të vrarë në burgjet greke.