Më shum

    Si të shmangni të vjellat dhe erën e keqe të gojës

    Të vjellat mund të nxiten nga shumë shkaqe. Nga të rënduarit e stomakut me ushqime të tepërta, nga pije të tepërta, nga erërat e këqija, nga të ftohurit e vetë stomakut si dhe nga helmimet. Vjellja shkaktohet nga stomaku, tëmthi, ftohja, nga ushqimet e prishura, nga ilaçet, ngacmime nervore, dhimbje koke, nga dielli i fortë.

    Era e keqe e gojës shkaktohet nga dhëmbët e prishur, nga bajamet e qelbëzuara, të infektuara apo të majisura. Por, shkaku kryesor i erës së keqe të gojës është aciditeti i lartë i stomakut.

    Mjekime popullore

    1. Që të pushojë e vjella, pini 1 ugë pegmez lëng rrushi, 2-3 herë në ditë, nga 1 gotë para buke. Kjo mund të vazhdojë 5-7 ditë.
    2. Mendra është një bimë që ka dhënë rezultate të mira si tek e vjella, ashtu edhe te era e keqe e gojës. Kur personi i sëmurë ka probleme me tretjen e ushqimit, merrni 2 lugë gjelle në 3 gota ujë. I zieni për 10 min. Të rriturve i jepet 1 filxhan menjëherë, kurse fëmijëve 1 filxhan brenda 3 orësh. Të përdoret me pak sheqer si për të rriturit ashtu edhe për fëmijët.
    3. Gjysëm gote uthull e fortë rrushi e përzier me po aq ujë, 2 lugë kafeje me sheqer dhe një majë luge sodë buke. Ky ilaç i jepet të sëmurit me gllënka, duke ia vazhduar deri sa të ndalen të vjellat.
    4. Merrni 100 gr gjethe ulliri dhe i zieni në 1 litër ujë, sa të mbetet gjysma, që pihet çdo ditë esëll në mëngjes, nga 1 filxhan kafeje.
    5. Zieni 2 litra ujë. Në momentin e valimit do të hidhni 1 lugë çaj kamomili, bliri, mender, milce, sherebelë dhe valerianë. E kulloni, e shtrydhni dhe pijeni në mëngjes esëll dhe në darkë para buke, nga 1 filxhan çaj.
    6. Për erën e keqe të gojës merrni 2 kokrra mollë dhe i zieni në 2 gota ujë për 20 min. Pastaj kullojeni dhe pini 1 gotë në mëngjes esëll e 1 gotë në darkë vonë.

    Latest news

    Stela e ushtarit ilir Bato nga Kaliqani i Istogut

    Stela e ushtarit ilir Bato nga Kaliqani i Istogut Nga: Haxhi MEHMETAJ, arkeolog Nga ky mbishkrim kuptojmë që kemi të bëjmë më një monument varri të...

    Lajm i mirë për emigrantët shqiptarë në Angli, kandidati për kryeministër ka vetëm 2 kushte për leje qëndrimi

    Boris Johnson kandidatit kryesor për t’i zënë vendin kryeministres së dorëhequr Tereza May ka dhënë një lajm të mrekullueshëm për të gjithë emigrantët që...

    Nipi 5-vjeç humbi jetën në aksident rrugor, prej 3 vitesh ngjarja pa autor

    Kërkojmë ndihmën e SPAK të vendosë drejtësiNipi 5-vjeç humbi jetën në aksident rrugor, prej 3 vitesh ngjarja pa autor Nga : Kadri Malka Në të vërtetë,...

    Cohu Shqiptar!

    Në këmbë o Shqiptar që vendin tuaj e doni, Pash atë gjak që kanë derdh t´parët fjalën ma dëgjoni. Të bashkohemi për këtë komb ku i...

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here