Categories
Aktualitet

Studentët rikthehen para ministrisë së Arsimit: “Na keni gënjyer”

Ashtu siç kishin paralajmëruar, studentët  kanë marshuar drejt godinës së ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve duke lëshuar  thirrjet “E duam Shqipërinë si e gjithë Europa”.

Ata janë nisur të organizuar nga qendra në drejtim të ministrisë, ndërsa nuk kanë kursyer as hedhjen e tymueseve. Me pankarta në duar, studentët pohuan  se propaganda e qeverisë ka dështuar, ndërsa kanë publikuar edhe kërkesat e tyre zyrtare.

Rrëzim të Ligjit të Arsimit të Lartë; Arsim cilësor në të dyja ciklet e studimit; Rankimin e programeve sipas modeleve bashkëkohore; Rritje e peshës së përfaqësimit në institucionet e arsimit të lartë;  Autonomi reale e IAL  dhe jo e diktuar nga bordet qeveritare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *