Më shum

    Tërmeti, fatura 1 miliardë euro/ 700 milionë euro për banesa. 300 për biznesin, shkollat dhe spitalet

    Fatura 1 miliardë euro që kryeministri Edi Rama deklaroi si dëm të tërmetit në takimin me homologun italian Conte është rezultat i një raporti të përbashkët mes ekspertëve të Bankës Botërore, Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Komisionit Europian dhe atyre të qeverisë shqiptare.

    I njohur me emrin “post disaster needs assesment” ose në shqip “vlerësimi i nevojave post fatkeqësisë”, raporti konfidencial ende nuk ka marrë trajtën përfundimtare dhe është në formën e draftit. Por Top Channel ka mundur të sigurojë detajet e draftit. 

    Grupi ndërkombëtar i vlerësimit të dëmeve, që ka përgatitur raportin kryesohet nga Milva Ekonomi. 

    Sipas vlerësimit, 700 milionë euro janë dëme në banesat e qytetarëve, të cilat janë shembur plotësisht ose kanë dëmtime të pjesshme. 150 milionë euro është fatura e dëmeve tek fabrikat dhe njësitë prodhuese të biznesit, ndërsa pjesa e mbetur prej 150 milionë eurosh të tjera janë dëme në veprat publike si shkollë rrugë dhe spitale. 

    Edhe pse raporti është asistuar nga ekspertët ndërkombëtar të OKB-së, BE-së dhe Bankës botërore, rritja e faturës në 1 miliardë euro mund të jetë taktikë e qeverisë për të tërhequr sa më shumë para nga donacionet. Burime nga grupi hartues I thanë Top Channel se ky raport do t’i dorëzohet konferencës së donatorëve që do të mbahet në datën 17 shkurt, e kryesuar nga presidentja e Komisionit Europian Ursula van der Leiden. 

    Në buxhetin e këtij viti qeveria ka parashikuar të mobilizojë të paktën 100 milionë euro nga donatorët, para të cilat vijnë falas në formën e grantit dhe nuk e rrisin borxhin publik. Por shifra e saktë e donacioneve që do të arrihen të grumbullohen do të mësohet vetëm pas konferencës dhe angazhimeve që do të marrin qeveritë e vendeve të tjera./Klodian Tomorri/ Top Channel

    Latest news

    Cohu Shqiptar!

    Në këmbë o Shqiptar që vendin tuaj e doni, Pash atë gjak që kanë derdh t´parët fjalën...

    “Atje në Nikaj – Mërtur ”, titullohet kënga më e re nga Gjergj Gjonaj

    Këngëtari Gjergj Gjonaj ka sjellur projektin e tij më të ri muzikor. “Atje në Nikaj - Mërtur ”, titullohet...

    Historia e fshatit Mandrica ne Bullgari. Ruajtja e rrenjeve dhe refuzimi per tu bere bullgare, turq apo greke

    SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TROJET E BULLGARISË SË SOTME KA NJË HISTORI TË GJATË. EKZISTOJNË BURIME ME KARAKTER LEGJENDAR QË DATOJNË ARDHJEN...

    Besnik Palnikaj dy fjalë për poetin e madh Gjergj Fishta , fjalë zemre.

    Gjergj Fishta është e para figurë që nderoi Shqipërinë ndërkombëtarisht duke u nominuar për çmimin Nobel. Prej ku lidhen retë...

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here