More

    Trajneri i ri i Kombetares dhe “loja mediatike” e menaxherëve

    Shumë emra, tratativa të supozuara, madje edhe marrëveshje paraprake. Është shkruar dhe thënë gjithçka në këto ditë për trajnerin e ri të kombëtares së Shqipërisë që do të marrë vendin e lënë bosh në pankinë nga Kristian Panuçi. Por në këtë stuhi mediatike, vetëm dy gjera janë të vërteta: tratativat e avancuara mes presidentit të Federatës, Armand Duka me Edi Reja të nisura që mbrëmjen pas humbjes kundër Turqisë dhe idesë fikse të numrit një të qeverisë shqiptare të futbollit se tekniku i ardhshëm i skuadrës kuqezi duhet të vijë sërish nga përtej Adriatikut.

    Të gjitha të tjerat që thuhen, apo emrat që dalin me shumicë gjatë këtyre ditëve janë “shashka” që me qëllim hidhen për konsum mediatik nga shumë menaxherë që përveçëse kërkojnë të “masin pulsin” kanë nisur të shqetësojnë me telefonata kreun e Federatës gjatë këtyre ditëve.

    Duka si fillim pret përgjigjen përfundimtare të Edi Reja që ka marrë kohën e nevojshme për të peshuar ofertën, që nuk e kënaq plotësisht teknikun si në aspektin financiar ashtu edhe kohor. Por kreu i FSHF nuk do të kapet në befasi përballë një përgjigje negative dhe për këtë arsye, ashtu siç ndodh gjithmonë në këto raste, mendon edhe alternativa të tjera që lidhen më së shumti me tregun italian të trajnerëve.

    Kjo nuk do të thotë se eliminohet edhe opsionet e tjera, ndonëse ka shumë pak mundësi që trajneri i ardhshëm i kombëtares të jetë një shqiptar. Po aq e sigurt është që Armand Duka nuk do të shpejtohet. Pas “bastit” të humbur me Kristian Panuçin, kreu i Federatës nuk do t’i dhurojë vetes dhe skuadrës kuqezi një tjetër zhgënjim në pankinë.

    Latest news

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here