“Excelsior” ka botuar, të mërkurën e 1 korrikut 1914, në faqen n°7, dhe të hënën e 9 janarit 1922, në ballinë, shkrimet në vijim në lidhje me propozimin e fronit të Shqipërisë, asokohe, trashëgimtarëve të Napoleon Bonaparti. të cilët, Aurenc Bebja, i ka sjellë këto shkrime për publikun shqiptar.
Në shkrim thuhet se Personalitetet shqiptare sugjerojnë kandidaturën e princit Roland Bonaparti në fronin e Shqipërisë, nëse Princ Vidi abdikon. Pavarësisht kësaj, kandidatura duhet të kalojë për konsultim popullor.
“Romë, 30 qershor (shkresë e veçantë nga Excelsior). – Personalitetet shqiptare që kanë sugjeruar kandidaturën e princit Roland Bonaparti në fronin e Shqipërisë, kanë deklaruar se dëshirojnë të propozojnë këtë emër për konsultim popullor, në rast se Princ Vidi abdikon”, thuhet në shkrimin e parë të “Excelsior”.
Në shkrimin e radhës, thuhet se “Froni i Shqipërisë, sapo i është ofruar Z. Zherom-Napoleon Bonapartit.
“Froni i Shqipërisë, i cili ishte i zënë përkohësisht nga Princ Vidi, sapo i është ofruar Z. Zherom-Napoleon Bonapartit, i cili banon në Shtetet e Bashkuara ku është shumë i njohur në shoqërinë e lartë. Nip i Zherom, mbretit i Vestfalisë dhe vëllai më i ri i perandorit, Z. Bonapart është i martuar me një grua amerikane.”/TCH