“Vallja e yjeve” – Lasgush Poradeci. Letersia Shqiptare.
Yjte – e ndezur si fengjill
Qe vertiten pale – pale,
prej mosgjese zune fill
Plot me jete- e mall te vale.
Zume fill me dashuri
Qe kur bota zu te ngjizet,
Pa sikush per shok te tij
Pervelohet edhe ndizet.
Ndizet cas edhe per cas,
E sikur s’ka te shuar,
Pa pushtim i vete pas
Me nje sulm te llaftaruar.
E sikur nuk u mund
Yllin ylli qe ta kape,
Rrotull qiejve pa fund
Vene – e vine – e vene prape …
Do te vene ne fluturim
Kudo jane – e kudo s’jane,
Neper qiell qe s’ka mbarim,
As fillim,as fund, as ane.
Kur mi te,kur nene te,
Kur me hire – e kur pa hire,
Do percajne gjithnje
Hapesire … shkretetire …
Ata ikin varg – e – varg
Me nje etje te pashuar
Sesa felle – e sesa larg
Shoq me shoq u pat larguar !
Kush j-u fali – aq deshirim
Dh’aqe zjarr e aqe flake,
Dhe’i gatoj me aq durim
Yjte- e lume e varfanjake ?
Se do nje , si per cudi,
Kur prej syresh rreth te ftohet,
E si ik… si gjithe ik …
E pushton me zjarr te vete:
Sa me pak e shembellen:
Aq me shume – e ndjek deshira …
Pa nga malli qe s’e gjen,
Dridhet gjithe hapesira.
…Kur po ja ! se qe pertej
Ndizen ererat nga pake:
Ylli – i zhdukur neper qiej
Vteviu e mori flake:
J-a pat shtene me nje cas,
Mun ne mes ne krahasuar,
Shoq-i vet q’i sillej pas
Me nje sulm te llaftaruar;
Q’e kish flaken mun ne gji,
Q’e zhuritte dashuria,
Q’e shkelqente me zili
Rrotull rrezeve te tija.
Yll i mjere e yll i lum !
Yll i lum e yll i mjere !
Sapo drita t’u pergjum,
Sheh nje shoq neper sketere ;
Ay vin … e gjithe vin …
Gjith me prane …e gjith me prane …
Sesa ndrin e vetetin !…
Sesa ndjen nje gaz pa ane ! …
Sesi ndritesh perseri !
Sesi ndizesh persepari !
Sesi ndjek me dashuri
posi yll margaritari !…
Dashuri ! Heu ! mall i ri !
Dashuri ! keng’ e durimit !
Ti liri ! Ti roberi !
Ti valim i shkrepetimit !