Categories
Kulturë Të gjitha

Veshjet popullore në Kosovë, begati kombëtare

Etnografia shqiptare deri më tash ka njohur nja 140 forma të ndryshme të veshjevepopullore. Veshjet e kohës tash vazhdojnë të jetojnë si traditë.

Për veshjet kombëtare shqiptare në viset etnike, e në veçanti ato në Kosovë, është shkruarmjaft shumë, sidomos nga Mark Krasniqi, Drita Statovci, Ukë Xhema, Shpresa Siçecaetj., por megjithatë njohësi më i madh i të gjitha kohërave i kostumografisë shqiptare mbetet Rrok Zojzi, por kësaj fushe etnokulturore i kanë kontribuar edhe AndromaqiGjergji, Afërdita Onuzi, Ikball Bihiku, Maks Velo e shumë të tjerë.Dhe, konstatim nga shkrimet e të përmendurve është se Kosova është trevë e pasur me veshje popullore, që karakterizojnë kohë të ndryshme, e të cilat nga ndikimet e kohëve moderne, e sidomosnga ndikimet e lëvizjeve të popullatës kah shtetet e perëndimit, dukshëm ka rënëinteresimi për punimin e veshjeve popullore shqiptare. Një sjellje kësisoj me siguri se dota varfërojë fondin edhe ashtu të vogël të veshjeve popullore.Në anën tjetër, nga literatura për veshjet kombëtare shqiptare të autorëve të përmendur,del si konstatim tjetër se në viset etnike shqiptare, deri më tash janë të njohura së paku140 forma të ndryshme veshjesh popullore, të realizuara në më se 5000 tipe e variante, tëcilat janë të grupëzuara sipas gjinisë në zona të ndryshme etnografike.

Pjesë të veshjes edhe nga koha ilire.

Fiset ilire në këto vise kanë lënë gjurmë edhe në aspektin e veshjeve popullore. Bie fjala,fiset ilire kishin kostumet e veta tradicionale – kësula për meshkuj dhe vele të gjatë flokësh për femra, pastaj petk të mbështjellur për kraharor, mbështjellësin me një pelerinë e kështu me radhë. Do përmendur se pelerina e tyre, duke u zhvilluar me emrinDalmatika, hyri edhe në Romë dhe atje mbeti si petk i sipërm i klerit të Romës dhe imbarë klerikëve të krishterë të ritit katolik.Më pas, ndër veshjet për meshkuj, veshja me fustanellë, sipas dëshmive arkeologjike tëperiudhës së shekujve V-IV para kohës së re, konsiderohet e përdorur nga fiset ilire. Bile,fustanella iliro-arbëro-shqiptare është vërejtur edhe nga autoritetet e huaj, si nga A. Bue, icili thotë se për fustanellë, që dominonte në shumë krahina të banuara me shqiptarë, nevojitej shumë material, përkatësisht udhëshkruesi anglez Spenser, duke kaluar nëpërviset shqiptare, kishte konstatuar se fustanella nuk e mbanë nxehtësinë.

Kostumografia apo veshja e një populli gjithmonë është trajtuar si elementi kryesor i kulturës shpirtërore e asaj materiale të një përkatësie etnike. Po ashtu, veshja e një populliështë edhe rezultat i një procesi të zhvillimit, transformimit, evoluimit dhe përsosjes gjatëshekujve. Nga kjo del se edhe shkenca etnografike shqiptare ka arritur rezultate tëkonsiderueshme, sidomos kur veshjet popullore i shikojmë si në aspekte strukturale,morfologjike, artistike, funksionale, tipologjike e historike, që do të thotë se veshjet ekohërave të ndryshme vazhdojnë te ne të gjallërojnë si traditë e mirëfilltë dhe kulturëkombëtare.

Veshjet popullore, çdo veshje me pjesët e saja, tipet e variantet apo pjesët e tyre punohen medorë e me kreativitet. Gjatë punimit të tyre shprehet ndjenja për të bukurën. Motivetzgjedhën dhe krijohen duke u bazuar në radhë të parë krahas nivelit të zhvillimit ekonomik por edhe shoqëror. Kështu, edhe motivet e krijuara në veshjet shqiptare mekalimin e kohës ndërrojnë vendin. Ndër motivet e veshjeve shqiptare më së shumti kadominuar dielli në trajtë spiraloide, pastaj shqiponja dykrenore, gjarpri si mbrojtës ishtëpisë, kuçedra si armike, drangoi, kurrizi i peshkut e tjera, kurse te pjesët e veshjes qëpunoheshin me vegje kryesisht kanë dominuar motive floreale, motive me figuragjeometrike, zoomorfe e shumë më pak ato antropomorfe.Në anën tjetër, transformime ka pasur edhe në aspektin kromatik. Kjo shihet sidomos nëperiudha të ndryshme historike kur kanë dominuar ngjyrat e forta, apo ato herë-herë janëzëvendësuar me ngjyra më të lehta. Në fakt, sa më thellë të futemi në lashtësi ngjyrat nadalin më të uniformuara, sidomos kur janë përdorur ngjyrat natyrore të lëndës së parë.

Mozaiku i veshjeve popullore shqiptare përbëhet nga qindra e mijëra pjesë e eksponent elementesh sipas destinacionit, si për femra e meshkuj, pastaj sipas kohëve – stinëve epunëve, sipas gjendjes emocionale të familjes (dasma, vdekje, martesë, fejesë, festa fetaree kombëtare, dalje në pazar), sipas zonave etnografike – krahinave e rajoneve, kurse sipasbesimeve duhet të konstatojmë se dallimet fetare pothuaj se nuk ekzistojnë, përkatësishtnuk reflektohen në veshjet fetare, sidomos ato të meshkujve. Një dallim i vogël sipaspërkatësisë fetare të besimtarëve vërehet sidomos te femrat e Hasit të Thatë, veçmasfemrat e besimit katolik të Zymit vishen ndryshe nga femrat e besimit islam në Zym aponë fshatrat tjera të këtij rajoni etnografik.

Do përmendur se kohëve të fundit janë zvogëluar dallimet dhe veçoritë në veshjetpopullore midis zonave të ndryshme etnografike në Kosovë, dallime këto që dikur ekzistonin. Megjithatë, veshjet më autoktone, përkatësisht më të vjetra që janë ruajtur në Kosovë me siguri se janë ato të meshkujve të rajonit të Rugovës, që dallojnë nga çdorajon tjetër, si dhe veshjet e femrave pa dallim besimi të Hasit të Thatë, të cilat jo vetëmqë janë plotë kolorit e shprehje artistike, por edhe nuk përsëritën në asnjë rajonetnografike në Kosovë e viset tjera etnike shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *