Më shum

    Viti 1987/ Ishte koha kur Shqipëria mori një çmimin ndërkombëtar “për ushqimin”

    Me 6 prill të vitit 1987, Shqipërisë do t’i akordohej një çmim ndërkombëtar për ushqimin.

    Shtypi i kohës sillte një artikull të gazetës zyrtare të komunistëve daneze ku evidentohet ky çmim që iu akordua Shqipërisë në një event për ushqimin të mbajtur në Meksikë.

    Gazeta daneze “Arbejdern” e 22 prillit të vitit 1987 raportonte se çmimi iu dorëzua Sofokli Lazrit si përfaqësues i Shqipërisë.

    Shpesh përgjatë viteve është përmendur fakti se ky çmim iu akordua Shqipërisë nga organizata botërore e ushqimit FAO.

    Duket e çuditshme duke qenë se në atë kohë, Shqipëria po përballej me problematika serioze për furnizimin e popullatës me ushqime e sistemi që po aplikohej për furnizimin ishte ai i tollonëve ushqimore.

    Në fakt, zyrtarët e FAO-s ishin vetëm në cilësinë e pjesëmarrësve në atë event të organizuar nga dega lokale e ushqimit në Meksikë në vitin 1987 – shkruan gazetari Kreshnik Kucaj i portalit Scan.

    Çmimi nuk ishte i FAO-s, ai mbante emrin “Enrique Diaz Balestros” një funksionar i administratës meksikane të ushqimit të atyre viteve që vlerësohej për kontributin e tij dhënë në çështjen e furnizimit ushqimor në rang kombëtar. Ishte më shumë reflektim i marrëdhënieve që Meksika kishte më Shqipërinë.

    Një dekadë më herët, në vitin 1976 Shqipëria ishte një nga tre vendet, sëbashku me Kinën, që mbështeti kandidaturën e Meksikës në garën për sekretar të Përgjithshëm të OKB-së. në këtë garë ishte ish presidenti i Meksikës Luis Echeverría Álvarez përballë sekretarit që garantonte për një mandat të dytë Kurt Waldheim.

    Gara do të fitohej nga ky i fundit, megjithatë kjo votë e Shqipërisë duket se diktoi mbajtjen e marrëdhënieve të mira mes dy vendeve në vitet në vijim, marrëdhënie të cilat do të shoqëroheshin edhe me një vizitë në Shqipëri të ish presidentit Echeverría në vitin 1986 e më pas me akordimin e çmimit të ushqimit për Shqipërinë në vitin 1987. (SCAN)

    Latest news

    Cohu Shqiptar!

    Në këmbë o Shqiptar që vendin tuaj e doni, Pash atë gjak që kanë derdh t´parët fjalën...

    “Atje në Nikaj – Mërtur ”, titullohet kënga më e re nga Gjergj Gjonaj

    Këngëtari Gjergj Gjonaj ka sjellur projektin e tij më të ri muzikor. “Atje në Nikaj - Mërtur ”, titullohet...

    Historia e fshatit Mandrica ne Bullgari. Ruajtja e rrenjeve dhe refuzimi per tu bere bullgare, turq apo greke

    SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TROJET E BULLGARISË SË SOTME KA NJË HISTORI TË GJATË. EKZISTOJNË BURIME ME KARAKTER LEGJENDAR QË DATOJNË ARDHJEN...

    Besnik Palnikaj dy fjalë për poetin e madh Gjergj Fishta , fjalë zemre.

    Gjergj Fishta është e para figurë që nderoi Shqipërinë ndërkombëtarisht duke u nominuar për çmimin Nobel. Prej ku lidhen retë...

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here