Në bregdetin e Jonit mes Himarës e Sarandës përgatitjet për sezonin turistik janë ende shumë të pakta. Bizneset janë duke sistemuar ambjentet provizore të verës për pritjen e vizitorëve, ndërsa shpjegojnë se edhe moti nuk e ka favorizuar nisjen më herët të sezonit.
Ata që do të ofrojnë shërbime bari dhe restoranti në plazhin e Shpellës në Lukovë flasin për masa ende minimale prej bashkisë për pastrimin e plazhit dhe për sistemimin e hapësirës publike përreth tij.
“Përgatitjet kanë filluar, por nuk na le koha që të punojmë se njëherë shi, një herë diell e ne do të donim të ishte siç ishte edhe vjet. Se vjet kishte shumë turistë, kishte vendas shumë, kishte dhe të huaj plotë”.
Vendosja e koshave për mbeturina vitin e kaluar e përmirësoi disi situatën për këtë plazh por nuk e zgjidhi atë pasi ende mjedisi është i mbushur me mbeturina plastike në një rreze 200-300 m nga vija e ujit.
“Nga puna e situatës politike nuk besoj së do të ketë lëvizje si ka patur vitet e tjera se ja jemi në maj e nuk ka filluar akoma sezoni”.
Saranda dhe bregdeti deri në Himarë u frekuentuan vitin e kaluar nga rreth se 800 mijë vizitorë nga më shumë se 100 vende të botës ku një peshë të rëndësishme zinin turistët rusë dhe polakë dhe italianë. Këtë vit kompanitë turistike flasin për turistë suedezë dhe nga vende të tjera të Veriut të Europës që pritet të vizitojnë bregdetin e Sarandës, Ksamilit e Lukovës deri në tetor.
One reply on “Turizmi në Lukovë/ Banorët kërkojnë pastërti: po na pengon moti dhe politika”
Hey there! Do you know if they make any plugins to assist with SEO?
I’m trying to get my website to rank for some targeted keywords but I’m not seeing very good
gains. If you know of any please share. Cheers! You can read
similar article here: Eco bij