Categories
Lajme

Leskoviku i braktisur/Me sytë nga turizmi, por të rinjtë po ikin

Leskoviku është një prej atyre qyteteve shqiptare që ruan në vetvete vlera dhe tradita të shumta. Sot  ky qytet nuk e ka më lavdinë e dikurshme e megjithatë arrin të ruajë një pasuri të thellë në vetvete.

Me natyrën e pasur, vlerat njerëzore historike e turistike të cilat presin të shfrytëzohen, banorët këtu dinë të ruajnë e të konservojnë gjithçka që ata kanë trashëguar.

Por Leskoviku çdo ditë e më tepër po humbet të rinjtë. Në banesat karakteristike të moshuarit janë të vetmit që qëndrojnë besnikë pasi mundësitë e pakta për jetesë kanë bërë që të rinjtë të orientohen drejt emigracionit apo edhe qyteteve të tjera të Shqipërisë

“Tani të rinjtë kanë ikur dhe këtu kanë mbetur ca pleq. Leskoviku ishte si ishte”, thotë një e moshuar.

“Të rinjtë ikën. Shkollat me pesë veta mbeten. Pas fëmijëve po ikin edhe prindërit, se nuk ka të ardhme”, shprehet një zonjë.

“Këtu ka mbaruar çdo gjë. Një vend i shkëlqyer që ka qenë, iku gjithë ajo traditë”, thotë i dëshpëruar një i moshuar.

Natyra e veçantë ndërthurur me traditat e hershme të zonës e bëjnë këtë qytet një potencial të rëndësishëm për turizmin, por vëmendja e paktë instancave ka bërë që të vetmit që e zgjedhin të jenë ata më aventurierët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *