Categories
Lajme

Talentet në futboll, përzgjidhen të rinjtë që do të luajnë në të ardhmen

Shqipëria ka bazën e futbollistëve për të ardhmen edhe brenda vendit, kështu thotë drejtoi i ekipeve kombëtare, Xhemal Mustedanagiç. Pasi ka mbërritur në fazën e fundit të seleksionimeve me përfaqësueset rajonale, kroati shprehet optimist për të ardhmen e kuqezinjve.

“Absolutisht që në futbollin shqiptar ka shumë elemente, unë e kam thënë edhe më herët këtë gjë. Nuk po them këtu që jemi të parët, por sigurisht që nuk jemi as të fundit. Dua të theksoj se Shqipëria me elementët që prodhon duhet të jetë pjesë e fortë në kompeticionet e ndryshme europiane apo botërore. Ne kemi si synim që të krijojme ekipe të cilat qëndrojnë në mesin e artë të klasifikimeve”, thotë Mustedanagiç.

Vendi është ndarë në gjashtë rajone, që përfshijnë dy grupe me nga tre qytete të mëdha, veriun dhe jugun. Në grupin e veriut është rajoni i Tiranës, Durrësit dhe Shkodrës, ndërsa në grupin e jugut janë rajonet e Elbasanit, Korçës dhe Fierit. Nga vëzhgimet që janë bërë nga muaji nëntor dhe deri më tani, janë filtruar rreth 150 fëmijë për secilën kategori, U13, U15 dhe U17. Ajo që vihet re sipas Mustedanagicc është se shqiptarët duan të gjithë të luajnë në sulm.

“Shqipëtarët në fakt duan të gjithë që të luajnë në sulm dhe për këtë arsye nga lojtarët që vëm re mund të themi se kemi më shumë sulmues dhe mesfushorë. Megjithatë ne jemi sërish në kërkim edhe për element të reparteve të tjera siç është reparti i mborjtjes. Unë i qëndroj mendimit se edhe në kampionatin vendas ka element të mirë në secilin repart”, thotë ai.

Sipas drejtorit të ekipeve kombëtare, diferenca mes lojtarëve të kampionatit vendas dhe atyre që vijnë nga kampionatet e huaja është ende e madhe, kjo edhe për shkak të mungesës së infrastrukturës apo nivelit të trajnerëve në klube. Ndërkohë këtë seleksionim final, veç trajnerëve rajonal, e ndoqën edhe trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *