Categories
Lajme

AKU shkon në fshat, kontroll produkteve bujqësore

Cilësia e produkteve që prodhohen nga fermerë e qarkut të Beratit në tokat bujqësore dhe në serat e mbyllura ka nxjerrë në terren 2-ditët e fundit inspektorët e AKU-së Berat.

Në kuadër të masave për garantimin e sigurisë ushqimore, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ndërmori 2-ditët e fundit,aksione të befasishme në terren, duke bashkërenduar dhe koordinuar veprimtarinë inspektuese mes Drejtorive Rajonale Fier dhe Berat.

Plani i monitorimit të serave me prodhime të ndryshme bujqësore, është organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e AKU-së së Beratit,e cila në çdo subjekt të kontrrolluar ka marrë mostrat e perimeve të ndryshme, për t’i dërguar në Laborator në Tiranë, ku edhe do të ekzaminohet cilësia e tyre,nëse është “bio” apo nëse është abuzuar me sasinë e pesticideve hormonale.

Zbatimi i këtyre kontrolleve në terren,është kryer në zonat ku ushtrojnë aktivitetin e tyre Pikat e Grumbullimit të Perimeve,në fshatra të ndryshme të qarkut të Beatit.

Kontrollet kanë pasur si qëllim kryesor,përdorimin ose jo të preparateve kimike mbi normën e lejuar në serat e zonave të Beratit e Fierit, ku trupat inspektuese të AKU-së kanë kryer verifikime kontrolluese në magazinat që ushtrojnë aktivitet për “Ruajtjen dhe shitjen e fruta-perimeve me shumicë”.

Burimet zyrtare të AKU-së,bëjnë me dije se,gjatë këtyre dy ditëve janë inspektuar një numër i konsiderueshëm subjektesh me këtë natyrë aktiviteti,duke u marrë mostra për analizim në laborator për mbetjet pesticide.

Të njëjtat burime konfirmojnë se,për rastet kur është konstatuar mospërmbushje e kërkesave ligjore, inspektorët kanë marrë masa administrative ndaj subjekteve.

AKU konfirmon se,shkeljet e konstatuara në subjekte kanë pasur të bëjnë kryesisht me mangësi në dokumentacionin për gjurmueshmërine e produktit. AKU deklaron se,edhe pse në ditë pushimi, kontrollet do të vazhdojnë në të gjithë operatoret e biznesit ushqimor dhe në pikat e grumbullimit të fruta perimeve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *