Categories
Ekonomia

Banka e Shqipërisë: Fillon ndryshimi i kartëmonedhave, zbuloni si do të jetë

Në vjeshtën e këtij viti Banka e Shqipërisë do të hedhë në qarkullim serinë e re të kartëmonedhave, dhe të parat do të jenë prerjet 200 dhe 5 mijë lekë. 

Në vjeshtën e këtij viti Banka e Shqipërisë do të hedhë në qarkullim serinë e re të kartëmonedhave, dhe të parat do të jenë prerjet 200 dhe 5 mijë lekë. 

Gradualisht serija e re do të përfshije të gjitha kartëmonedhat.
Virjon Lalollari, drejtor i Departamentit të Emisionit në Bankën e Shqiperise thotë në një intervistë për Top Channel se seria aktuale ka më shume se 20 vite, ndërkohe qe prerjet e reja do të ruajnë të njeten tematike por të ridizenjuar por dhe ajo që është më e rëndësishme është se rriten elementët e sigurisë. 

Virjon Lalollari Drejtor i Departamentit të emisionit BSH sgoreht se: “Seria e re e kartëmonedhave ndryshon me serinë aktulae që kemi në katër fusha kryesore.
Në fushën e elementeve të sigurisë. Përmirësimi i elementëve të sigurisë dhe industria bankare ka bërë të mundur që të prodhojë mjaft të sofistikuar dhe shumë të vështirë për tu falsifikuar. E dyta ka të bëjë me fushën e diznejimit, edhe dizenjimi i kartëmonedhave ka pësuar ndryshime shumë të mëdha, industra e prodhimit të kartëmonedhave, me paraqitjen estetike të tematikës që ne kemi duke i shtuar asaj elemente të rinj në fushën e përdorimit të kartëmonedhave, mirëmbatjes dhe jetë gjatësisë së saj- tha Lalollari.

Skicat mbahen sekret nga Banka e Shqipërisë për arsye sigurie, ndërkohë që prerjet kanë nisur shtypjen jashëe shtetit. Publikut do ti prezantohen nga banka përmes eventeve të posaçme.

Virjon Lalollari y kartëmonedhat që plafikohen për t’u futur në qarkullim këtë vit mendohet nga vjeshta janë në poces prodhimi për momentin. Nuk mund të japim më shumë detaje, para daljes në qarkullim. Banka do organizojë evente ku kartonedhat do ti prezantohen publikut, dhe atyre që do ti përdorin.
Ndërkohë në planet e Bankës së Shqipërisë është që vitin tjetër të fuse në qarkullim për herë të parë prejen e kartëmonedhës. 10 mijë leke, e cila do ëe jetë më e madhja që përdoret nS Shqipëri. Tematika do jetë himni kombëtar dhe figura e Asdreni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *