Shkruan: Fahri XHARRA
Shikoni nga të doni, por e vërteta është e kthjellët si dita me dielli; dy popujt më të vjetër në histori janë shqiptarët dhe hebrenjtë.
Mua më intereson për këtë shkrim, pse mbetëm historikisht pa shtet me mileniume? Kush na e kishte vjedhur atdheun? Pse zëri ynë aq gjatë ndihej vetëm nga zërat individualë dhe jo si tërësi? Histori e vjedhur, histori e mohuar.
Ishim të urrejtur njëlloj, të përbuzur dhe të veçuar si tërësi, por si individë shkëlqenim. Po, po, shkëlqenim.
Sikur të shkruaja gjatë për këtë shkapërderdhje kombëtare të dy popujve më të vjetër, neve dhe hebrenjve, do i kalonte caqet e një shkrimi publicistik, por mbetet që institucionet të bëjnë diçka të madhe në këtë drejtim.
E kemi një të përbashkët, si ne ashtu edhe hebrenjtë: u bënë shtet nga fuqitë e mëdha të kohës. Por e kemi edhe një ndryshim, që shqiptarët e shpallën shtetin e tyre në vitin 1912 e Izraeli në vitin 1948; pra 36 vjet më herët. E kemi edhe një ndryshim, se në vitin 1999 e fituam edhe shtetin e dytë.
Sot, mbi 43% e hebrenjve jetojnë në shtetin e tyre. Kurse ne në shtete tona?
Pra, më 1912, me ndihmën e madhe të Austro-Hungarisë, Shqipëria shpallet vend i pavarur, fuqitë e mëdha e garantuan pavarësinë dhe paanësinë e Shqipërisë në rang ndërkombëtar.
(The History of Israel encompasses the Jewish history in the Land of Israel, as well as the history of the modern State of Israel.
Modern Israel and the West Bank are roughly located on the site of the ancient kingdoms of Israel and Judah. It is the birthplace of the Hebrew language and of the Abrahamic religions).
Edhe shqiptarët, edhe hebrenjtë, pas mijëra vjetësh i shpallën shtetet në tokat e tyre.
Sot ku jemi ne dhe ku janë ata? Këtu nuk gjej përgjigje. Jemi shumë larg njëri-tjetrit. Dy popuj të vuajtur historikisht sot me një ndryshim të madh të zhvillimit dhe të përparimit.
“Ministria e Punëve të Jashtme të Izraelit (MFA) raporton që aty shtypen (botohen) mbi 4000 libra në vit duke e bërë Izraelin botuesin e dytë botëror per- capita të librave në botë, pas RP të Kinës”.
Hebrenjt kanë 180 fitues të çmimit të madh “Nobel”, Kurse Willian Jones Sidis është vlerësuar me shkallën më të lartë të inteligjencës në botë (IQ) 200-300 njësi. Ne shqiptarët kemi dy fitues, dhe me të gjitha forcat tona e pengojmë të tretin.
“ I veçantë në histori, në gjuhë, në kultet e veta, në kulturë, në shkencë. Një popull i zgjedhur nga Zoti, siç janë shprehur ata historikisht, një popull pa tokë, i cili po mbrohet në të “drejtën e vet” për të ekzistuar në një tokë arabe./ Veledin Durmishi/ Tirana Observer/” Por ajo nuk është tokë arabe.
Arabët erdhën tek ne në vitin 631 pas Kr., kur u pushtuan nga Perandoria Islamike (Region of Palestine was conqueredby the Islamic Empire following the 636 CE Battle of Yarmouk during the Muslim conquest of Syria).
Palestinezët e sotëm flasin arabisht, ata nuk kanë asnjë lidhëshmëri me filistinët e zhdukur. Aty ka mbetur vetëm emri.
“Me e shpall Jerusalemin si kryeqytet është një vendim me kuptim të madh simbolik: Trump u thotë izraelitëve: Ne qëndrojmë krah për krah me juve. Jeruzalemi është histori 3000-vjeçare . Është një qendër e hebraizmit dhe krishterimit. Islami erdhi vonë, – shkruan shtypi suedez.
Izraelitët ishin “400 vjet nën sundimin pers dhe helen, 80 vjet nën sundimin asmonei, 370 vjet nën sundimin romak, 320 vjet nën sundimin bizantin, 400 vjet nën sundimin arab, 200 vjet nën kryqëzata, 220 vjet nën sundimin mamluk (ushtarakë arabë), 400 vjet nën sundimin osman.
Kujt t’i jepet e drejta historike? E njëjta si me ne në Kosovë. Nëse turku sundoi 500 vjet, kjo nuk është tokë turke. Edhe serbëve nuk iu njihet asgjë si pronë përpos të jetojnë. Sllavët erdhën në shekullin 6-7, po në atë kohë sikur arabët në Palestinë. Ndryshimi i madh ishte dhe është, se aty filistinët nuk ekzistonin më, sepse ai vend u arabizua; në anën tjetër, në Kosovë, sllavë i gjetën shqiptarët, të cilët edhe sot jetojnë në tokat e tyre, flasin gjuhën e tyre parahistorike dhe frymojnë shqip.
(In 661 CE, with the assassination of Ali, Muawiyah I became the uncontested Caliph of the Islamic World after being crowned in Jerusalem. In 691, the Dome of the Rock became the world’s first great work of Islamic architecture. )
E shihni pra, shenja e parë islamo-arabe që nga viti 691 pas fillimit të epokës së re. Sa i përket objekteve të kultit në Kosovë, serbët nuk i sollën, por i gjetën -kemi fakte ne.