Categories
Etimologji

Etimologji për fjalën VALIXH/E

VALIXH/E,~JA. Fjalë e mbarë shqipes që shenjon një arkëz prej lëkure, prej fibre, prej druri etj., që shërben për të mbajtur përgjithësisht rroba gjat udhëtimit si dhe gjëra të tjera të nevojshme.
Topalli (FEGS 1543) e quan “Huazim i ri nga it. valigia”. Porse te “Deli dizionario etimologico della lingua italiana (Zanichelli)”, gjejmë se fjala haset për herë të parë më 1348-53 te G. Boccaccio. Ndërkaq i referohet latinishtes [bilīce], por pa mundur të japë një motivim etimologjik të saj dhe vetëm se hamendësohet nga një zhvillim i bãiulus (baulle). 
Fjala VALIXHE, me rotacionin xh:gj (si te e folmja dibrançe xhak : gjak), na jep VALIXHE = VALIGJE = VA-LI-GJË = BA LU GJË = mBA LU GJË = mBA GJË LU = mBA GJËrat në LUjtje = mban gjërat gjat lujtjeve, lëvizjeve. Por pozon edhe mBA GJË LU = mBAn GJËra të LUjtshme mundësisht nga një njeri dhe të transportueshme prej tij. Fjala valixhe na tregon kështu se është ndërtuar sipas parimit të funksionalitetit në emërtim. Duhet theksuar se edhe fjala BAULe pozon të njëjtin kuptim dhe etimologji: BAUL mBAYL = MBYLL = BA UL = BA-LU = mBA + LU = me mBAjt gjërat mbyll dhe me i LUjt nga nji vend në një tjetër. Por edhe për fjalën baule Çabej SE II 185 dhe Topalli FEGS 185 e sjellin pa motivim etimologjik si huazim nga italishtja.
Ky motivim për fjalët valixhe (it. valigia) e baulle (it. baùle) mund të hidhet poshtë nga një tjetër më i mirëargumentuar, por deri at’here fjalët qëndrojn bindshëm si fjalë autentike të fondit leksikor të shqipes.

Nga : Agron Dalipaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *